GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sterilizimi/ Rrapaj dëshmon në komision: Nuk e njihja as Rrjepajn, as Beqajn dhe as Ramën

13:50 - 11/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Sterilizimi/ Rrapaj dëshmon në komision: Nuk e njihja as Rrjepajn, as Beqajn dhe as Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar që të ketë pasur raporte miqësore me ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Rrapaj është shprehur se tani mund të thotë se e njeh ish-zv.ministrin pasi shton se ndajnë të njëjtën rezidencë (referuar burgut) prej 15 muajsh.

Në lidhje me koncensionin e “Sterilizimit”, Rrapaj ka theksuar se është vendosur në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me të tjerët kishin vendosur që të tentonin të merrnin pjesë në garë.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: A e njihni shtetasin Klodian Rrjepaj?

Ilir Rrapaj: Për shtetasin Klodian Rrjepaj, do më lejoni ta ndaj në 2 faza dëshminë time. Për Klodian Rrjepaj, deri para 1 viti, kisha dijeni se çfarë ishte dhe kush ishte, pra në momentin e arrestimit. Kam tashmë 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë, tani edhe mund të them se e njoh.

Albana Vokshi: A ishit miq apo jo?

Ilir Rrapaj: Fjala mik ka një përkufizim të veçantë në konturet e shqiptarizmit, të kesh mik është një gjë e rrallë. Kam fatkeqësisht bindjen dhe të dëshmuar se ky term është më i abuzuari me dashje apo padashje. Nuk kam asnjëlloj miqësie apo njohje, ashtu sikurse ju thashë, udhëtimi im formativ e shkollor dhe akademik, është i largët nga udhëtimi i zotërisë.

Albana Vokshi: Nuk e njihni nga afër?

Ilir Rrapaj: Jo, nuk e njoh. Nuk e kam njohur në atë periudhë. Vinte nga një fakultet tjetër. E kam takuar pas 20 vjetësh.

Albana Vokshi: Kur u njohët?

Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë zyrtarisht në momentin e një aktiviteti të zhvilluar nga qeveria shqiptare. E kam takuar nga afër dhe që kemi shkëmbyer kredincialet në një aktivitet publik tek Pallati i Kongreseve.

Albana Vokshi: Në cilin vit?

Ilir Rrapaj: Diku nga 2013-2014, pas zgjedhjeve parlamentare, është bërë një aktivitet ku nëpërmjet disa personave e kam takuar.

Albana Vokshi: Për çfarë keni folur?

Ilir Rrapaj: Kam folur duke filluar me komplimentat që i kam bërë zotërisë për karrierën, i kam thënë “komplimente për karrierën dhe për vendin sfidues në kohë të vështira”.

Albana Vokshi: A keni folur për koncensionin e sterilizimit?

Ilir Rrapaj: Jo, absolutisht jo.

Albana Vokshi: Si u vutë në dijeni për koncensionin e sterilizimit?

Ilir Rrapaj: Jam vendosur në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me ortakët e tjerë kishin vendosur që të tentonin të merrnin pjesë në garë.

Biznesmeni, tashmë pas hekurave në masë sigurie “arrest në burg” për dosjen e “Sterilizimit”, mohoi dhe njohjet me ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe Ilir Beqaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Albana Vokshi: A e njihnit shtetasin Ilir Beqaj?

Ilir Rrapaj: Kam njohje kush ishte si personazh publik.

Albana Vokshi: Nuk kishit miqësi më parë?

Ilir Rrapaj: Absolutisht jo, as më gjatë, as më vonë!

Albana Vokshi: E njihni vetëm nga larg si ministër?

Ilir Rrapaj: Patjetër!

Albana Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Ilir Rrapaj: Besoj se ka qenë në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare nëse nuk gabohem. Një përshëndetje.

Albana Vokshi: Aty jeni takuar edhe me ministrin?

Ilir Rrapaj: Aty kam patur rastin fizikisht që ta njoh.

Albana Vokshi: Nuk keni biseduar aty?

Ilir Rrapaj: Jo zonjë, ishim mbi 400 pjesëmarrës, të gjithëve thjesht u ishte rezervuar një përshëndetje.

Albana Vokshi: Po thoni që nuk kishit miqësi me minsitrin dhe kur ka pësuar aksident dhe është dërguar në një spital në Itali nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar ministrin?

Ilir Rrapaj: Jo zonjë. Më vjen keq që nuk kam qenë.

Albana Vokshi: Ministri e ka pranuar vetë që ka qenë i aksidentuar dhe që ka vajtur në një prej spitaleve në Bari.

Ilir Rrapaj: Unë nuk njoh njerëz nëpërmjet spitaleve zonjë!

Albana Vokshi: A ke dijeni për një vilë që la blerë Beqaj në Itali menjëherë pas koncesionit?

Ilir Rrapaj: Jo jo!

Albana Vokshi: E njihni shtetasin Edi Rama?

Ilir Rrapaj: E njoh si gjithë shumica e shqiptarëve, nëpërmjet aktivitetit politik që zhvillon.

Albana Vokshi: Si e keni njohur?

Ilir Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet, e kryesonte kryeministri dhe aty nëse konsiderohet njohje. Ky është momenti i parë.

Albana Vokshi nxjerr fotografinë e Edi Ramës dhe Ilir Rrapajn

Albana Vokshi: Nuk keni pasur diskutime të tjera?

Ilir Rrapaj: Jo!

Albana Vokshi: Pas kësaj keni patur takme me Kryeministrin?

Ilir Rrapaj: Nëse nuk gaboj 1 ose 2 raste të tjera në delegacionin me rajonin e Umbrias.

Albana Vokshi: Për çfarë keni biseduar me Kryeministrin?

Ilir Rrapaj: Nuk kam biseduar. Thjesht kam qenë i pranishëm në bisedat që kanë bërë delegacionet.

Albana Vokshi: Për çfarë u diskutua?

Ilir Rrapaj: Nuk pretenoj të mbaj mend të gjitha artikujt e akordit të bërë. Nëse është një tullë e vogël e vendosur në raportet mes Italisë dhe Shqipërisë, besoj që mund të ndihmen krenar në këtë aspekt.

Albana Vokshi: Pas këtij takimi, kush ka qenë marrëdhënia juaj me ministrin e asaj kohe Ilir Beqaj? Keni patur takime të tjera zyrtare apo jo zyrtare?

Ilir Rrapaj: Kanë qenë 1 ose 2 në mos gaboj takime të gjitha në funksion dhe të mbuluara nga rrjedhojat që lindën nga akordi kuadër. Dhe vetëm institucionale.

Prokuroria gjeti lidhje miqësore mes Rrapajt dhe ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë në atë kohë, Klodian Rjepaj, i arrestuar si dhe udhëtime dhe kontakte me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj (i arrestuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për “Sterilizimin”). Për hetuesit, ata duhet të kishin shmangur veten nga procedurat e koncensionit të “Sterilizimit”, por nuk e kanë bërë duke favorizuar biznesmenin. Nën hetim për këtë dosje janë gjithashtu edhe 6 ish-zyrtarë të tjerë.

Etiketa: Ilir RrapajKomisioni i SterilizimitKryesore1Sterilizimi

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Skandali te Onkologjiku, Gjykata liron mjekun Edmond Gashi

Skandali te Onkologjiku, Gjykata liron mjekun Edmond Gashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com