GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Rrëfehet Alketa Vejsiu, ja çfarë e bezdis te “Love Story”

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet Alketa Vejsiu, ja çfarë e bezdis te “Love Story”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja Alketa Vejsiu është shprehur pa dorashka në një intervistë për “Panorama Plus” lidhur me emisionin e saj “Love Story”. Megjithëse e simpatizon romancën dhe dashurinë në ekran, ajo sërish ka dhe rezerva për emisionin. “Shpesh mërzitem, po. Sepse janë shumë larg nga botëkuptimi im. Por unë mund të jap mesazhe, por s’mund të forcoj modelet. Njerëzit janë ata që janë. Po mund të përzgjedh më mirë modelet që promovoj në ekran. Është proces kompleks. Unë vetë besoj te dashuria dhe romancat, dhe doja shumë që në edicionin 1 të jepnim, përveç frymëzimit të një romance, edhe modelin se si djemtë shqiptarë duhet të sillen me kulturë, elegancë, butësi, me partneret e tyre; donim edhe vajzave t’iu jepnin fuqi, duke parë sa shumë histori dhune, fanatizmi dhe prapambetjeje e izolojnë gruan në Shqipëri, duke i kushtëzuar lirinë për të jetuar, për t’u emocionuar, për t’u dëgjuar, për të krijuar dhe punuar.

Shumë polemika në web për mënyrën se si trajtohet gruaja në këtë format. Keni të drejtë! Sikur të isha djalë, do të veproja krejt ndryshe. Do të thosha së parimë shpesh fjalën ‘Më fal’. Meqë jam vajzë, jam në aleancë dhe solidaritet të plotë (pa demagogji, pa dashur që të jem moraliste, pa hipokrizi) me çdo vajzë që mund të jetë prekur në mënyrë direkte ose aksidentale nga gjuha që është përdorur aty nga aktorë të ndryshëm. Sa herë që një vajzë intimidohet, një tjetër aty jashtë humbet forcën për të qenë ajo që do të jetë; sa herë që një vajzë fyhet, aq herë është fyer çdo vajzë shqiptare. Kemi shumë përgjegjësi për këtë ne njerëzit e ekranit dhe unë reflektoj. Çdo vërejtje e lexoj me dashamirësi”, u shpreh Alketa në vijim.

Më tej tregoi për takimet dhe skenaret romantike me atmosferën që është krijuar, të cilën e do aq shumë, madje shpreh dhe dëshirën që një ditë të prodhojë drama romancë.

“Më pëlqen pjesa e takimeve dhe filmave. Ato i shoh me interes. Më pëlqejnë mini skenaret romantike, atmosfera bukur që krijohet në takime, kam pasion montazhin dhe miksazhin( muzikat)… Një ditë do prodhoj filma dramë romancë ose seriale dashurie. Më pëlqen më pak pjesa e debatit. Unë nuk dua “Sherr Story”. Jam për dashurinë jo për luftërat, për debatin intelektual jo për debatin degjenerativ për klikime. Është si një fustan banal ai lloj debati, që unë refuzoj ta vesh edhe pse të gjithë mund të kthejnë kokën. Klasi nuk është ujë dhe korsia ime është pa zhurmë; është romantike, me frymëzim dhe dashuri për jetën dhe gjërat e bukura! Por unë jam pjesë e një sistemi.

 Dhe elementet e sistemit jo gjithmonë ngjajnë dhe qasen njësoj si unë. Pranoj të ndryshmen dhe reflektoj veç për një gjë me përgjegjësi absolute publike. Sa hapsirë duhet t’i leme në ekran këtij diskursit që shqetëson? Ndërkohë shpesh ka situata që ndizen, dinamika që ndryshojnë, madje edhe përplasje, sa përfshiheni personalisht në këto momente? Më takon të jem neutrale por në momente të caktuara më takon të kem qëndrime! Revoltohem kur ka fyerje dhe ofendime. Jam pro debatit për kauza dhe principe por s’më pëlqen kur shinjestrohen njerëz”, rrëfeu Alketa.

 

Etiketa: Alketa Vejsiudashurihistorilovestoryprogramrrefim

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Rama justifikon furnizuesit e naftës: Po përballemi me pasojat e luftës

“Edona ju shikon si Zeus, po mos delironi”/ Rama i kthehet komentuesit: Po bënte ironi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

19:36 - 02/11/26

Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku qytetarët kanë zgjedhur një formë ndryshe për të shprehur...

Lexo më shumë
Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre, SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën

19:19 - 02/11/26
Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

Tabaku: Ekonomia po mbështetet te ndërtimi, bujqësia dhe prodhimi në rënie

18:36 - 02/11/26
Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës

18:16 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com