GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit që i ndau trupin në copa: U mësova kur…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit që i ndau trupin në copa: U mësova kur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nadire Kurti, e cila pranoi vrasjen e burrit të saj në Itali, Shefki Kurti është rrëfyer para hetuesve. Gruaja është mbyllur në spitalin psikiatrik të Rovigos me akuzën e vrasjes me dashje.

68-vjeçarja ka rrëfyer se e ka bërë gjithçka vetë, duke e bërë copa-copa kufomën e burrit të saj me thikën e kuzhinës. “Ku mësuat ta prisni kështu”, u pyet ajo nga hetuesi.

Dhe ajo përgjigjet me një shembull të thjeshtë, gati banal, i cili për një çast të kthen imazhin e një amvise që ka kaluar jetën duke përgatitur dreka për njeriun që vrau më vonë: Kur prisja pulën.

Ajo thotë se Shefkiu e ka keqtrajtuar, por për momentin karabinierët nuk kanë gjetur asnjë provë.

“Burri im më rrihte prej vitesh”

“E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë për disa vite. ai më godiste me grusht duke më thënë se duhet të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste.”

Ajo ishte e bindur se buri po e tradhtonte me një grua, që në njëfarë mënyre po e mbante nën kontroll.

“Ai kishte një tjetër. E dëgjova duke folur me një shqiptar që donte 90 mijë euro.”

Ajo pretendon se në ditët para krimit grindjet ishin bërë më të shpeshta.

Hetuesit mendojnë se krimi ka ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut.

“Atë ditë e vrava, i thashë të ikte me gruan tjetër por ai më dha një shuplakë dhe unë mora sëpatën. Është një sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për tu mbrojtur në rast se hajdutët hynin në shtëpi. I dhashë një goditje dhe më pas e godita sërish deri sa vdiq.”

“E ndava në copa”

Ajo përsërit se krimi ka ndodhur në kulmin e një sherri.

Shpjegon se goditjen e parë ia dha në shpinë. Dinamika megjithatë është e qartë. Një goditje në qafë dhe ai ra përtokë. Më vonë i dha goditje të tjera. Në atë moment, kur pa kufomën e burrit të saj, gruaja vendosi të zhdukte të gjitha gjurmët. “Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë.”

Ajo e kuptoi shpejt se nuk do të mund ta nxirrte kurrë trupin jashtë shtëpisë.

“Meqënëse ishte shumë i rëndë, e bëra copa-copa për ta hequr.”

Fillimisht përdori sëpatën, më pas mori thikën e kuzhinës për ta darë trupin në copa.

I vendos copat në frigorifer

Është një film horror që vazhdon gjatë gjithë pasdites. Ajo shpjegon se pjesët e trupit i futi “brenda qeseve të plehrave” dhe më pas “i futi pjesët në frigorifer në ngrirje.”

Më pas gruaja pastroi gjithë shtëpinë.

Orët e ardhshme i kaloi duke larë njollat ​​e gjakut nga dhoma e gjumit dhe banjo, ndërsa kufoma e të shoqit ndodhej në frigorifer.

“Prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri, i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”. 

Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) mes 28 korrikut dhe 31 korrikut 2022. Ndërsa gruaja u arrestua më 29 gusht 2022.

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Arrestimi i turkut Faruk Ozer, si dështoi plani i arratisjes nga Shqipëria në rrugë detare

Gjykata e Elbasanit cakton masën e sigurisë për "bossin" turk të kriptomonedhave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com