GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rrëfen largimin nga Atalanta/ Gomez: Gasperini tentoi të më sulmonte fizikisht, ja çfarë ndodhi më pas

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfen largimin nga Atalanta/ Gomez: Gasperini tentoi të më sulmonte fizikisht, ja çfarë ndodhi më pas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Sevillas, Papu Gomez ka treguar së fundmi se trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ‘u përpoq ta sulmonte fizikisht’.

Ish -kapiteni u largua nga Atalanta pas një përplasjeje me Gasperinin në Nëntor dhe ishte në gjendje të ngrirë për një lëvizje në një klub tjetër derisa përfundoi te Sevilla.

33-vjeçari, i cili luajti 252 ndeshje konkurruese me Atalantën, tregoi se ai refuzoi të zbatonte urdhrat e Gasperinit gjatë ndeshjes Champions League me Midtjylland dhe marrëdhënia midis tyre u përkeqësua që nga ai moment.

“Kam bërë diçka të gabuar,” tha Gomez për ‘La Nacion’. “Supozoj se ishte sepse nuk iu binda ndryshimeve taktike në ndeshjen e Champions League kundër Midtjylland.

“Kishin kaluar 10 minuta në pjesën e parë dhe trajneri më kërkoi të lëvizja në të djathtë, ndërsa unë isha shumë mirë në të majtë. Unë thash jo. Unë imagjinoj se jam përgjigjur kështu, në gjysmë të ndeshjes dhe para kamerave u krijua situate perfekte që që ai të zemërohej. Në atë moment kuptova se do të zëvendësohesha në pjesën e parë dhe kështu ndodhi. Në dhomën e zhveshjes, ai tejkaloi vijën dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht.”-u shpreh lojtari.

Ndërsa më tej sqaroi se çfarë kishte folur me presidentin e klubit dhe ecurinë e ngjarjeve.

“Atëherë thashë mjaft. Ne mund të argumentojmë, mirë, por agresioni fizik është i patolerueshëm. I kërkova një takim me Presidentin Antonio Percassi dhe i thashë se nuk do të kisha probleme për të ecur përpara. E kuptova që bëra një gabim, se si kapiten nuk isha sjellë mirë dhe se kisha qenë një shembull i keq duke mos iu bindur trajnerit, por gjithashtu i thashë se doja një falje nga Gasperini. Të nesërmen pati një takim me të gjithë ekipin. I kërkova falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës për incidentin, por nuk kam marrë asnjë falje. Si duhej ta kuptoja këtë? Isha gabim dhe ai bëri diçka të drejtë? Gjithçka filloi aty. Pas disa ditësh, i thashë Presidentit se nuk doja më të punoja me Gasperinin në Atalanta. Ai u përgjigj se nuk do të më linte të shkoja dhe për këtë arsye filloi një tërheqje për të cilën e pagova. Përfundova jashtë skuadrës ”.-tha ndër të tjera ai./Gijotina.com

Lajme të lidhura

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin
Aktualitet

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Para
Temperaturat ekstreme zgjerojnë vatrat e zjarrit në Vlorë, flakët përfshijnë pyjet e Radhimës

KAOSI nga zjarret në vend/ Flakët zaptojnë edhe Pyllin e Rryenit në Librazhd, ndërhyrje e vështirë

TË FUNDIT

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një...

Lexo më shumë
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com