GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Rrëfimi i koreografit Angjelin Prelocaj: Kjo historia me dy koka…

në Art & Kulturë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i koreografit Angjelin Prelocaj: Kjo historia me dy koka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artisti franko-shqiptar me famë ndërkombëtare, balerini dhe koreografi, Angjelin Preljocaj ishte sot i ftuar nga kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim në podkastin “Flasim”.

Rama e cilësoi Preljocaj “valltar që në barkun e nënës” dhe një nga yjet e koreografisë botërore. “Malësori me rrënjët në Vermosh, trungun në Francë e degët anembanë Europës”, tha ai.

Prelocaj u shpreh se rruga e mërgimit është një rrugë pothuaj artistike, gjë që na jep mundësinë të reflektojme se ç’është mërgimi.

I lindur në Francë, ai tregon për formimin e tij arsimor dhe profesional, ndërsa shtoi se rrënjët e tij shqiptare dhe formimi i tij në Francë janë dy vështrime të ndryshme të botës që u ndërthurën te ai.

Rrëfimi i koreografit franko-shqiptar, Angjelin Prelocaj: Herën e

“Dhe përsëri kjo historia me dy koka, dy kultura që takohen, që ushqehen nga njëra-tjetra, që sjellin një të veçantë, që sjellin një hibridizim, të koncepteve të shijeve estetike dhe është kjo që të tërheq”, tha Preljocaj.

Duke folur për kërcimin, Preljocaj tha se “ajo që provokoi pasionin për kërcimin ishte një fotografi, ishte një klishe, pra diçka e palëvizshme, e ngurtë edhe pse kërcimi në vetvete është lëvizje.

“Në atë pamje ishte Rudolf Nurejevi i varur në një kërcim, dhe është e çuditshme, sepse të rrish varur ashtu është si të fluturosh në fakt. Dhe për fat të mirë ishte foto, sepse përndryshe do të kishte rënë. Por kjo më ngjalli dëshirën për baletin sepse kishte një dritë të tillë, një bukuri të tillë te ky njeri që po ushtronte pasionin e tij, baletin, saqë pata dëshirën të zbuloja se çfarë kishte prapa këtij imazhi. Dhe ia ktheva revistën vajzës që ma dha dhe e pyeta se ku bënte kurs kërcimi, dhe ajo më ftoi të shkoja në kursin e saj”, tha ai.

“Bëja xhudo, kur shkova herën e parë nuk kisha geta baleti. Kështu që vesha pantallonat e xhudos dhe një bluzë të bardhë, dhe ja kështu e bëra mësimin e parë të baletit. Dhe ishte si zbulim sepse më pëlqente shumë muzika, por nga ana tjetër isha dhe shumë fizik, bëja xhudo, më pëlqente kontakti me partnerin, edhe pse ishte sport luftimi, xhudo mund të jetë edhe shumë i hijshëm. Pra këto dy gjërat lëvizja dhe muzika, bashkoheshin për herë të parë për mua, dhe ishte diçka që nuk e kisha provuar më parë. Pra ishte diçka e çuditshme”, shtoi ai.

Sipas Prelocaj, baleti është art luftimi dhe pikërisht kundërshtitë që ndeshi në rrugën e tij drejt baletit e bënë atë të luftonte dhe të afirmohej. “Mendoj se mjedisi kundërshtar ndonjëherë ta përforcon akoma më shumë dëshirën. Mendoj se sikur të ishin dakord të gjithë, ndoshta do të isha marrë me gjë tjetër, ndoshta pikturë, muzikë, nuk e di. Por kundërshtimin ndaj baletit dhe ndaj meje, e shndërrova në luftë, dhe kjo shprehu një formë vullneti, mprehu një formë rezistence”, shtoi ai.

Rrëfimi i koreografit franko-shqiptar, Angjelin Prelocaj: Herën e

Prelocaj tregon edhe përplasjen që kishte me Marine Le Pen, e cila i tha të kthehej andej nga vinte, pasi kishte marrë vendimin për t’u larguar nga Teatri i Toulon-it pas fitores së partisë Fronti Kombëtar.

Përgjigja e tij ishte: “Unë mund të kthehem dhe t’ia filloj nga zero, por nuk do jap kurrë shfaqje në një vend ku njerëzit votojnë për partinë tuaj”.

Ai tregon edhe për ardhjen e tij në Shqipëri pas ’90-ës, ndërsa shtoi se “pothuaj çdo vit kam dhënë shfaqjet e mia për TKOB, pa pagesë, si mënyrën time për t’i kthyer këtij vendi gjithçka që më ka dhënë dhe për të rivendosur lidhjen që kam thellë brenda meje me Shqipërinë”.

“Alktualisht po punojmë me Tim Njuman dhe Ajola Xoxa për krijimin e festivalit të dancit bashkëkohor në Tiranë. Mendoj se është diçka që di ta bëj dhe mund t’ia dhuroj Shqipërisë, pa asnjë lloj interesi nga ana ime, por ku unë marrë pjesë me gjithë qejf. Dhe do të donim ta bënim çdo vit, të ftojmë kompani të mëdha ndërkombëtare, që shqiptarët ta njohin dancin, por edhe artistët e huaj ta njohin Shqipërinë sepse mendoj se është një vend që meriton të njihet. Është një mënyrë për t’u njohur me njëri-tjetrin ndoshta”, shtoi ai.

Etiketa: Angjelin PrelocajEdi Ramakoreografipodkast

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Forcat ushtarake të Serbisë në kufi, Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar

Forcat ushtarake të Serbisë në kufi, Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com