GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rrëfimi i një polici

21:45 - 07/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Një nënë në kërkim të të birit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka fituar dicka të rëndësishme prej meje, UNË E BESOJ. Në një nga ditët më rrëfeu :

‘Ditët e para në polici ishin një burokraci- kujton mbi karrierën e tij në Policinë e Shtetit. Më linin në pritje me popullin dhe mbaja shënim denoncimet e tyre për gjëra nga më banalet, zhurmat me komshinjtë, sherret e vogla e cdo gjë që qytetarët shpresojnë se është një cështje që e zgjidh policia.

Në një nga këto ditë, kallzuese ishte një grua e moshuar. Foli për gati një orë. Shkruaja në kompjuter dhe për ta kuptuar qartë e pyesja sa herë ajo e humbiste fillin e ngjarjes mbi atë cka ankohej. E kishin vjedhur në autobus dhe po fliste me përpikmëri mbi stacionin ku qëndroi , udhëtimin nëpër qytet , sediljen ku ishte ulur dhe si e kishte mbajtur cantën për tu ruajtur. Më foli më lekët e pensionit dhe telefonin që ja kishte bërë dhuratë e bija , por që hajduti ja zhvati pa rënë në sy.

Në një qytet si Tirana, një vjedhje në rrugë është një ngjarje e vogël për të cilat shkresurinat bëhen pirgje nëpër komisariate.

Edhe ai denoncim , ishte një rutinë si për të tjerët dhe unë mezi prisja të dilja në terren . Kështu që në atë rast përballë asaj gruaje në moshë të thyer, isha vecse një sekretar ku njëri flet e tjetri shkruan.

Kur mbarova , ajo duhet ta firmoste , ja zgjata denoncimin që ta lexonte.
Pasuan disa minuta heshtje derisa gruaja më kërkoi një stilolaps. Por për habinë time nuk firmosi, filloi të rrethonte fjalë, të vendoste pikëpyetje, të shkruante pika e presje nëpër rreshta.

Pastaj ndryshe nga qetësia që pati deri në atë cast, u ngrit e revoltuar duke mu drejtuar me një vërejtje. “ Fjalitë janë shumë të gjata, ti ke bërë një masakër me “ pikën”, ja ku duhet ta vendosje pikën. “ Ë” e ke vrarë, presja nuk egziston. Filloi tmë japë leksion dhe ato ishin momentet më të vështira të miat. Ajo kishte folur me qetesi për gati një orë për vjedhjen dhe ja ku ishte përballë meje e shqetësuar për gjuhën shqipe. Ajo e harroi hallin që kishte , as që nuk më korrigjoi mbi ndonjërën nga detajet e ngjarjes. Pashë se në atë cast asaj gruaje as që I bëhej më vonë për cfarë I kishte ndodhur.

Por ishte e alarmuar per fjalite
Unë kisha përballë një grua që e kishte dashur punën e saj dhe vazhdonte ta donte ende ndonëse në pension. Ajo kishte qenë një mësuese e gjuhës shqipe dhe unë u ndjeva më keq se një hajdut. Kisha zhdukur pikën nëpër fraza. Kisha shkruar si mos më keq , duke bërë rrëmujë me shenjat e pikësimit. Ky ishte momenti që unë mora një mësim mbi misionin që kemi në jetë dhe ma dha ajo zonjë .

“Ne duhet ta duam cdo gjë që bëjmë”

7 mars 2023

Etiketa: Anila Hoxha

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Vajza – Armaldos: Të dua në finalen e BBVIP. Maestro: Ta premtoj

Vajza - Armaldos: Të dua në finalen e BBVIP. Maestro: Ta premtoj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë
Aktualitet

“I forti” i Kavajës godet me dorezën e pistoletës pronarin e lokalit, policia e ndjek me makinë

18:16 - 29/03/26

Një 28-vjeçar në Kavajë, Murat Curri alias Murat Cerriku, ka rënë në prangat e Policisë, pas disa orësh kërkimesh dhe...

Lexo më shumë
Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare

Vlorë/ Tre persona e bëjnë për spital pronarin e një lokali në Lungomare

18:01 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

“Aksion kundër ambulantëve” në Korçë, Prefektja përzë fermerët që shesin anës rrugës nacionale

17:28 - 29/03/26

Nis javën e Pashkëve për katolikët, simbolika e të Dielës së Larit

17:14 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com