GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rrëfimi i shkrimtarit: Shqiptari humbi gruan në një bast Botërori

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shquhet për saktësi, formula matematikore zbulon fituesin në Katar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka publikuar së fundmi një libër, ku ka përmbledhur disa histori të çuditshme dhe të pazakonte që lidhen me Kampionatet Botërore ndër vite.

Në prag të nisjes së Kupës së Botës Katar 2022 ai ka nxjerrë librin me titull “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, i botuar në 20 gjuhë.

Mes këtyre historive tepër interesante është protagonist edhe një shqiptar. Në vitin e largët 1994, shkruan ai “një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”.

Wernicke e shikon mbulimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive në botë nga “perspektiva të ndryshme”, tha ai në një intervistë për Reuters, pasi “edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin”.

“Një burrë u hodh në një lum plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010. Ndërkohë një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo”, janë disa nga historitë që përshkruhen në libër.

Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga Wernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

“Ka shumë gjëra interesante, duke filluar me të gjitha këto pretendime për bojkot dhe çështjet e të drejtave të njeriut,” tha Wernicke.

Kapitulli tjetër i Wernicke mund të frymëzohet nga lajmet e së premtes: Organizmi qeverisës botëror i futbollit FIFA njoftoi se birra alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e kombit konservator mysliman.

Etiketa: bastShqiptari

Lajme të lidhura

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos
Breaking Views

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
Para
FOTO/ Maniaku filmon vajzat në Tiranë dhe i hedh në…

FOTO/ Maniaku filmon vajzat në Tiranë dhe i hedh në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar me një mesazh të fortë politik pas zhvillimeve në Serbi, duke...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com