GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëfimi i shqiptares që u kthye nga Izraeli: Njerëzit janë të tmerruar, sulmi terrorist ishte…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i shqiptares që u kthye nga Izraeli: Njerëzit janë të tmerruar, sulmi terrorist ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klodeta Cane është një nga shqiptaret që u largua nga Izraeli drejt Shqipërisë, një ditë përpara se terroristët e HAMAS të sulmonin popullsinë civile izraelite në zonat pranë Gazës,

Ajo i shpëtoi tmerrit që po përjetojnë mijëra qytetarë, ndërsa për Report Tv tregon bisedat me miqtë që ka lënë pas.

Klodeta Cane prej 8 vitesh është vendosur në Izrael, ku ka zhvilluar studimet, si dhe është marrë me projekte të tjera.

“Jam larguar nga Izraeli një ditë para se ngjarjet të nisnin, kam mbërritur të enjten në mbrëmje. Informacionet që kam marrë nga miqtë në Izrael kanë qenë të shtunën në mëngjes.

Mesazhin e kam marrë nga një biznesmen i famshëm me te cilin po organizonim një taksim biznesi me disa investitorë amerikane-izraelitë dhe shqiptarë”, tha Cane.

40 studentë të tjerë u evakuuan vetëm një ditë më parë, pa pagesë nga Air Albania.

Cane thotë për ‘Sot Live në Shqipëri’ se ambasada shqiptare në Izrael ka bërë një punë të shkëlqyer duke kontaktuar shqiptarët që kishin nevojë për t’u larguar pas sulmeve të befasishme të Hamasit ndaj Izraelit.

“Ambasada ka bërë një punë të shkëlqyer për ta kontaktuar. Na ka kontaktuar në mënyrë urgjente, ka marrë kont direkt me personat që ishin të interesuar, ka qenë i nevojshëm që kontakti të jetë me ambasadën”, u shpreh ajo.

Ajo rrëfen edhe bisedat me miqtë.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund nga miq, që përshkruajnë sirenat, kaosin, frikën, njerëzit që kërkojnë strehim dhe vrapojnë. Qoftë edhe familja e pronares sime të shtëpisë më mori në telefon dhe më tha vajza ime vetëm qan, s’di ç’të bëj po përjetojmë stres dhe ankth të pashpjegueshëm”

Cane thotë se s’ka më pasur më parë sulme të një shkallë të tillë, ndërsa thekson se shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme.

“Sulme terroriste kanë qenë të vazhdueshëm, por jo në shkallë të tillë. Kryesisht sulmet kanë qenë kundrejt ushtrisë apo ushtarëve, ose sulme në mënyrë të paorganizuar mirë, ku janë përfshirë pastaj studentë ndërkombëtarë të vrarë, por asnjëherë në këtë shkallë. Është e pajustifikueshme që qytetarë të pafajshëm janë të përfshirë, shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme”, rrëfen ajo.

Etiketa: HamasIzraelshqiptarjasulmi

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Flet shqiptarja që jeton në Izrael: Dhëndurët e mi po luftojnë

Flet shqiptarja që jeton në Izrael: Dhëndurët e mi po luftojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com