GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rrëfimi i Zlatanit: Si më shiti pa dëshirë Raiola te PSG!

18:16 - 16/10/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i Zlatanit: Si më shiti pa dëshirë Raiola te PSG!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zlatan Ibrahimovic dhe transferimi i tij i parë te Milani. Ish-qendërsulmuesi suedez foli për disa episode të karrierës së tij nga skena e “Festival dello Sport” të organizuar në Trento nga “Gazzetta dello Sport”:

“Lojtarët duhet të ndjekin trajnerët që bazohen shumë tek taktika, por në të njëjtën kohë nuk duhen ndjekur plotësisht. Ka kohë për ta mësuar, edhe më vonë, taktikat nuk janë të rëndësishme.

Në vitin 2010 shkova në Milano: nuk ishte një moment i lehtë për mua, sepse trajneri donte të më shiste, kurse presidenti jo. Kur Milani erdhi të luante për trofeun Gamper, ata më kërkuan. Mbaj mend që në tunelin që të çonte në fushë të gjithë lojtarët e Milanit më thanë se duhej të kthehesha në Milano me ta.

Pasi mbaroi ndeshja, Ronaldinho erdhi në dhomën e zhveshjes, më kapi dorën dhe më tha se duhej të shkoja në shtëpi me të në Milano. Më pas erdhi bosi, Adriano Galliani. Bashkëshortja ime nuk e dinte kush ishte.

Më pyeti se kush ishte dhe çfarë donte. I thashë se ishte  bosi i Milanit dhe se donte të më çonte atje. Bashkëshortja ime më tha: Ç’presim ende!”

Në mbrëmje shkuam për darkë, Galliani donte të paguante me kartën e Milanit, por nuk funksionoi. I thashë se nuk po funksiononte sepse kishte shpenzuar gjithçka për mua”.

Marrëdhënia me Berlusconin: “Kam pasur marrëdhënie të mirë me Silvio Berlusconin. Një njeri karizmatik, dinte të hynte në zemrat e njerëzve. Ai ishte zoti Milan, ai ndryshoi historinë e futbollit dhe klubit. Ai më dha lumturi dhe gëzim, më riktheu buzëqeshjen pas Barcelonës.

Prej aty marrëdhënia u rrit dhe biseduam për shumë gjëra, ai më tha gjithashtu se si duhet të luaja dhe si duhet të lëvizja në fushë. Ai më stimuloi.”

Transferimi i padëshiruar te PSG: “Në Paris ishte një aventurë e komplikuar. Sinqerisht nuk doja te largohesha nga Milano, aty kisha gjetur përsëri lumturinë. Para se të shkoja me pushime, i thashë Gallianit qe doja ta takoja dhe i kërkova të më premtonte se nuk do të më shiste. Shkova me pushime.

Pas 3 javësh, më telefonoi Mino, por nuk u përgjigja. Kur përgjigjem, them menjëherë se nuk dua të largohem nga Milani, por ai tashmë kishte bërë gjithçka me PSG-në. I thashë: “jo jo, Ibra nuk do të shkojë në PSG”. Më kishin shitur mua dhe Thiago Silvën. Menjëherë telefonova Leonardon dhe i thashë se nuk mund të luaja në fusha ku kishte dy mijë njerëz. Unë isha mësuar me 80,000 njerëz. Por, pastaj, pak nga pak u binda, por me kushtet e mia. Në kontratë kërkova disa klauzola dhe kushte absurde, brenda vetes thashë që nuk do të pranonin kurrë. Pas dy orësh gjithçka u krye. Raiola më bëri një shaka dhe më tha: “do edhe ti biçikletën?”. Dhe unë i thashë: “po, edhe biçikletën”.

Transferimi te Man. United: “Në moshën 35-vjeçare erdhi mundësia për të shkuar te Manchester United, ku mbërriti Mourinho. Por unë isha 35 vjeç dhe pyeta shumë lojtarë nëse ishte e drejtë të shkoja në Premier League në atë moshë.

Fola me pesë lojtarë dhe të gjithë më tha të mos shkoja sepse po të bëja keq të gjithë do ta harronin atë që kisha bërë më parë. Kështu që mora vendimin: po shkoj. Kjo ishte situata ime. Të tjerët ecin mbi ujë, unë eci në zjarr. Këto janë situatat dhe sfidat e mia.

Në Angli me kritikuan, por pas dy muajsh ishin të gjithë në krahun tim. Në atë sezon, për kombëtaren shënova me roveshatë. Si thembra e Rafael Leaos, nëse shënon në atë mënyrë je gjeni. Unë shënova me roveshatë, ishte gjeniale.

Shkova të luaja edhe në Amerikë. Kur u largova, ata shikonin bejsboll, tani me Messin ata po shohin sërish futboll”.

Etiketa: IbrahimovicZlatan

Lajme të lidhura

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Para
Samiti në Tiranë, masat ekstreme të sigurisë/ Ja si u ruajtën liderët

Samiti në Tiranë, masat ekstreme të sigurisë/ Ja si u ruajtën liderët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com