GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar

17:29 - 23/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati penalist Ndue Pjetra ka zbuluar detaje tronditëse rreth kampit Al-Hol në Siri, ku pak ditë më parë u arrit që të nxirrej që aty shqiptarja Eva Dumani, e rrëmbyer 12 vite më parë nga babai Xhihadist.

Pjetra tha se shteti shqiptar nuk mund t’i marrë përmes asnjë procesi ligjor shqiptarët që po qëndrojnë në kampin sirian.

Kjo pasi sipas avokatit, atje ekziston një ligj i shkruar, ose më saktë një kontratë e shkruar, ku thuhet se në momentin që kryefamiljari vritet në luftë, familjen e tij e merr një burrë tjetër, po aty brenda kampit

Pra më konkretisht, sipas avokatit, nëse kryefamiljari vritet në luftë, gruaja duhet të martohet me një ‘ushtar’ tjetër brenda kampit Al Hol.

Avokati vijoi më tej duke thënë se çdo aksion i policisë shqiptare për nxjerrjen e njerëzve nga kampi Al Hol në Siri, është më shumë një rrëmbim, sesa një aksion i mirëfilltë i mbështetur në ligj.

“Problemi është që shteti jonë nuk ka një bazë ligjore dhe as nuk e ka parashikuar në kodin penal një çështje të tillë. Kjo çështje ka ardhur si rezultat pas 1990 kur u bënë disa veprime, që filluan te Rruga e Kavajës me pantallona të shkurtra, ata persona që ishin të interesuar për luftën në Siri, i përzgjodhën këta persona dhe i çuan atje. Atje kishte një problem shumë të madh jo vetëm për të Shqipërisë, por edhe për shtete të tjera që merrnin pjesë në luftën e Sirisë.

Në momentin që kryefamiljari vritet në luftë, familjen e tij e merr një burrë tjetër, po aty. Dhe nuk lejohet me shkresë apo me asnjë lloj dokumenti që të kthehet në vendin e tij. Një kontratë e shkruar. Të gjitha veprimet që kryehen, janë veprime policeske që shteti ynë bën dhe janë më shumë rrëmbim sesa marrje. Pra nuk lejohet në asnjë mënyrë kthimi i tyre në anë ligjore. E vetmja gjë ka qenë ndërhyrja e rrugëve policeske e institucioneve shqiptare në bashkëpunim me insitucionet e huaja. Pra gjithçka bëhet në formë të fshehtë”, tha mes të tjerash avokati.

Kujtojmë se Eva Dumanin arriti ta nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi daja i saj, ndërsa në Shqipëri u soll në një operacion ku u përfshi edhe Anti-terrori në Policinë e Shtetit.

E larguar nga atdheu në moshën 9 vjeçare, sot 21 vjeç, Eva humbi në Siri babain i cili u vra në luftë dhe gjyshen e cila shkoi ta merrte në kamp. Në vitin 2020, u kthye e vetme në Shqipëri në një operacion të vështirë riatdhesimi, vëllai i saj, Endri, në atë kohë 13 vjeç. /Report TV

gijotina.com/

Etiketa: Al-HolSiri

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos
Sport

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

19:04 - 23/02/26
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor
Aktualitet

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26
Para
Edhe rruga Egnatia në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

Edhe rruga Egnatia në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht lëvizja Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat të veçantë për postin...

Lexo më shumë
E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

E zuri haka e Kristjan Asllanit, Marco Baroni nuk është më trajner i Torinos

19:04 - 23/02/26
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26
Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26
Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

18:14 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com