GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik nga mediat serbe se tre efektivë të njësive speciale të Kosovës janë arrestuar në territorin e Serbisë qendrore.

Policia e Kosovës bën me dije se efektivët janë marrë peng në veri të vendit dhe brenda territorit të Kosovës.

Sipas policisë, tre efektivët ndodheshin në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, në momentin që kanë kërkuar përforcime se kanë parë prani personash të maskuar.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës. Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke theksuar se faktori ndërkombëtar duhet të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.

Postimi i plotë:

Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.

Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.

Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.

Etiketa: KosoveKryesore1police

Lajme të lidhura

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit
Uncategorized

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë

13:25 - 15/05/26
Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit
Aktualitet

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit

11:42 - 14/05/26
U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë
Uncategorized

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë

14:17 - 11/05/26
Para
Udhëtarët në panik, avioni i Wizz Air i nisur nga Tirana drejt Lionit shpall emergjencë në fluturim

Udhëtarët në panik, avioni i Wizz Air i nisur nga Tirana drejt Lionit shpall emergjencë në fluturim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve
Breaking Views

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

21:58 - 15/05/26

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Lexo më shumë
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

20:37 - 15/05/26
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

20:12 - 15/05/26
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com