GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon në GJKKO Dritan Rexhepi: S’jam unë porositësi

10:39 - 23/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon në GJKKO Dritan Rexhepi: S’jam unë porositësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë dëshmon në GJKKO, Dritan Rexhepi i akuzuar për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës në 2020. Rexhepi thotë se nuk ka qenë ai porositësi, duke thënë se në atë kohë ndodhej në burg.

Rexhepi tha në sallën e gjyqit se nuk është ai personi që del në përgjime duke folur me vëllanë e Jan Prengës, i cili dyshohet se vodhi 283 kg kokainë në Angli. “Keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë”, tha Rexhepi në sallën e gjyqit.

Prokurori Behar Dibra: Në fund 2019 ku ndodheshit?

Dritan Rexhepi: Isha në burg në Ekuador. Isha i burgosur me 13 vite për trafik droge. Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja burgun.

Dibra: A kishit kontakte me jashtë?

Rexhepi: Po me kabinë burgu.

Prokurori: Po me persona të tjerë?

Rexhepi: Jo nuk ishte e mundur.

Prokurori: Me kë kishit kontakte në burg ndonjë shqiptar?

Rexhepi: Me një kosovar, nuk ia mbaj mend emrin.

Prokurori: Ku keni qenë më përpara se të burgosurit?

Rexhepi: Nëpër botë.

Prokurori: Me kë u arrestuat?

Rexhepi: U akuzuan 10 persona. Remzi Azemi nga Kosova doli i pafajshëm

Prokurori: Gentjan Funiqi u kujton gjë ky emër?

Rexhepi: Vetëm nëpër media e kam dëgjuar. Kurrë në jetë s’kam pasur me të njohje.

Prokurori: Martin Dedja dhe Korado Gështenja i njeh?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: Në atë kohë ke bashkëpunuar me të tjerë për të kryer aktivitet droge kur ndodheshit në Ekuador?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: A ke marrë dijeni për një kontejner me drogë që u kap?

Rexhepi: E mësova pasi e pash nga mediat në Shqipëri. E kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzoheshin për një ngarkesë që është kapur në Angli.

Në atë kohë mora dijeni për një person që ishte rrëmbyer dhe ishte marrë peng. Nëpërmjet familjarëve kërkova të merrja vesh. Më thanë që kishte përgjime të Dritan Rexhepit me vëllain e të humburit. Ku janë këto përgjime? Nuk jam unë aty. Më është nxirë faqja ka 5 vite. Ju keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë. Nuk jam unë personi që kam folur me ata dhe s’jam unë ai person për ato që keni shkruar në dosje.

Etiketa: dritan rexhepiJan Prenga

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

Sot seancë në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com