GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin

11:06 - 07/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca në gjyqin për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës e cila do të mbahej sot është shtyrë për në datën 21 maj, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe të tjerë persona që dyshohet se janë përfshirë.

Aldo Majnishta personi i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për rrëmbimin e Jan Prengës refuzoi të jepte deklarime në seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Shoqërimi i tij nga qelia e paraburgimit në gjykatën e shkallës së parë u urdhërua në seancën e kaluar nga togat e zeza, në mënyrë që Majnishta të jepte dëshmi mbi ngjarjen e ndodhur në muajin janar të vitit 2020.

Përpara gjykatës ai tha, “Nuk dua të flas”, çka shtyu trupën gjykues të ndërpresë seancën dhe të caktojë të radhës në datë 21 maj.

Në seancën e kaluar në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion dëshmoi Dritan Rexhepi i cili u ekstradua pak kohë më parë në Shqipëri për llogari të këtij procesi gjyqësor.

Ndryshe nga Majnishta, Dritan Rexhepi dha shpjegime duke thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e shtetasit Jan Prenga dhe madje mohoi të ketë njohje me familjarët e tij apo me të pandehurit në këtë proces.

Në datë 21 maj, mbrojtësit ligjorë do të bëjnë kundërshtimet e tyre mbi provat e reja të depozituara nga prokurorët Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, lidhur me komunikimet në aplikacionin Sky Ecc.

Sipas organit të akuzës, nga autoritetet e huaja kanë ardhur bisedat e zbërthyera mes Altin Hajrit e Dritan Rexhepit, të cilat janë me rëndësi për këtë proces pasi flitet për ngjarjen e janarit të 2020.

Etiketa: dritan rexhepiJan Prenga

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
Para
Aksidenti në punë/ Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Aksidenti në punë/ Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com