GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Gashi: Vuçiç e bën për kënaqësinë e serbëve

22:10 - 14/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Gashi: Vuçiç e bën për kënaqësinë e serbëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri Aldo Bumçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar situatën e tensionuar të ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe përfshirjes së Shqipërisë.

Bumçi deklaroi se Serbia dhe Vuçiç mbeten problem në Ballkan duke tentuar të destablizojnë vendet përreth si Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi. Ai shtoi se Beogradi po lexon tolerimet e bashkësisë evropiane si nxitje për revansh, pasi këta të fundit kërkojnë të shkëpusin Serbinë nga ndikimi rus.

Nga ana tjetër avokati Tom Gashi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë zbuloi detaje nga rrëmbimi i tre efektivëve kosovarë nga forcat serbe, duke thënë se kjo ngjarje është vërtetuar se ka ndodhur në territorin e Kosovës, rreth 300 metra nga kufiri serb.

Ai u shpreh se Vuçiç po e përdor këtë rrëmbim për kënaqësinë e serbëve, në mënyrë që të mbrojë pushtetin pas problemeve të brendshme në Serbi.

Gashi:

Ka qenë agresion me rrëmbim dhe është vërtetuar që ka ndodhur në territorin e Kosovës. Po të ndodhte në një pjesë tjetër do ishte një situatë ndryshe. U vërtetua që rrëmbimi është bërë rreth 300 metra larg kufirit të Serbisë. Situata që po krijohet është një ide e Vuçiçit për të mbrojtur pushtetin e tij edhe për shkak të problemeve të brendshme. Nuk është hera e parë që ka kërcënime me ushtri apo avionë, ndërsa përdor për kënaqësi rrëmbimin e tre efektivëve edhe për kënaqjen e serbëve në Serbi e Kosovë. Vuçiç lufton për pushtet

Bumçi:

Problem në Ballkan mbetet Serbia dhe Vuçiç. Serbia nuk flet më për Serbinë e Madhe por për Botën Serbe duke tentuar të destabilizojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Serbia dhe Rusia nuk janë dakord me rendin aktual dhe nuk e pranojnë duke u munduar ta zhbëjnë. Ka të bëjë edhe me problemet e brendshme të Vuçiçit. Ka edhe një qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare ku po përpiqen të shkëpusin Serbinë nga Moska. Tolerimet e Perëndimit po lexohen si nxitje për revansh nga ana e tyre.

Etiketa: GASHI

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Shpërdorim detyre dhe falsifikim, SPAK jep detaje mbi arrestimin e Dakos

Dako në qeli, por një tjetër padi është depozituar në SPAK kundër tij/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com