GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrengu që çoi në arrestimin e agjentit të Forcave Operacionale, ja hera e fundit që takoi Martinajn

19:50 - 24/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrengu që çoi në arrestimin e agjentit të Forcave Operacionale, ja hera e fundit që takoi Martinajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohet vendi i arrestimit të ndihmës specialistit në skuadrën Operacionale Jeton Lami, i cili u ndalua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 në Tiranë. Arrestimi i Lamit, është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune.

Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku teksa është përballur me shefat, ata e kanë pyetur se në çfarë periudhe kohore kishte nisur punën në forcën operacionale. Lami ka treguar se kishte nisur punën 3 vite më parë, pasi ishte zgjedhur për tu bërë pjesë në këtë strukturë nga drejtori i asaj kohe, Bujar Ahmeti.

Nga ana tjetër shefat i kanë bërë me dije nëse kishte qenë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit gusht, dhe Lami, mësohet të jetë përgjigjur se kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerëz të afërm të tij.

Pas kësaj sërish shefat e kanë pyetur nëse është shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërish Lami, ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Zbulimi

Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambientet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.

Pas qëndrimit disa minuta së bashku, Lami ka mbetur i vetëm në ambjentent e hotelit, ndërsa sipas policisë, Martinaj, është larguar me makinë nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Ky ka qënë momenti i fundit kur është kapur silueta e Ervis Martinaj. Dhe që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjëndet asnjë gjurmë e Martinaj në Shqipëri.

Kontaktet me biznesmenin i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit 2022 i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për zhdukjen dhe humbjen e kontakteve me Vis Martinaj.

Mbrojtja

Teksa është njohur me përmbajtjen e videos, efektivi i policisë Lami është përpjekur të mbrohet, duke thënë se ka qënë krejt rastësisht në këto ambjente dhe nuk e dinte se kush, ishte personi tjetër i shfaqur në kamera.

Shefat e tij të Drejtorisë së Operacionales, i kanë komunikuar Lamit, vendimin e gjykatës së Laçit, që kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për punonjësin e policisë që tashmë akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësi i operacionales është arrestuar në ambjentet e zyrës dhe pas këtij momenti, nuk ka dhënë asnjë dëshmi shtesë për situatën në fjalë. Pritet që ditën e nesërme në orën 11:00 të dali para gjykatës së Kurbinit, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë policia ende nuk ka dalë me një deklaratë që mund të zbardhë enigmën nëse Ervis Martinaj është marrë peng dhe vrarë apo vijon të jetë në arrati./Ora News/

 

Etiketa: arrestimiErvis MartinajHerarengu

Lajme të lidhura

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë
Aktualitet

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

11:15 - 27/12/25
Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote
Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25
Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe
Aktualitet

Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe

10:45 - 27/12/25
Para
Rikthehet me Mozzik? Loredana ngre dyshime me videon e fundit

Rikthehet me Mozzik? Loredana ngre dyshime me videon e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë
Aktualitet

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

11:15 - 27/12/25

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” Inspektor Marsel...

Lexo më shumë
Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25
Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe

Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe

10:45 - 27/12/25
Turqit po largohen nga Turqia: Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase

Turqit po largohen nga Turqia: Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase

10:30 - 27/12/25
Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi

10:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com