Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh të mëdhenj në aksin rural Kolonjë–Golem, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve.
Prania e gurëve dhe dherave në karrexhatë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, ndërsa reshjet e shiut kanë rënduar më tej gjendjen e këtij segmenti rrugor.
Aktualisht, rruga vijon të jetë e kalueshme, por me vështirësi, pasi materialet e rrëshqitura kanë zënë pjesë të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të rrezikshëm, veçanërisht në kushtet e motit të keq.
Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se aksi Kolonjë–Golem vijon të jetë i papërfunduar, pavarësisht kërkesave dhe protestave të përsëritura të banorëve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Banorët kanë kërkuar ndërhyrje për përfundimin e rrugës dhe garantimin e kushteve të sigurta të qarkullimit, ndërsa rrëshqitjet e fundit kanë nxjerrë sërish në pah problematikat e këtij segmenti.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë aks, për shkak të pranisë së gurëve dhe dherave në rrugë, si dhe kushteve të vështira të krijuara nga reshjet.









Discussion about this post