GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rreshtimi i Serbisë me Perëndimin”, si po “gënjehet” Rama nga taktikat e Vuçiç?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rreshtimi i Serbisë me Perëndimin”, si po “gënjehet” Rama nga taktikat e Vuçiç?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa herë që Serbia ndërron pak anë dhe me ndonjë votë kthehet me qasje më kah Perëndimi, lajmërohet Edi Rama, për të vënë në pah se Serbia po e kundërshton të keqën. Madje edhe atëherë kur Serbia vetë deklarohet se nuk bëhet me Perëndimin kundër Rusisë. Kryeministri Edi Rama i jep vëmendje të veçantë votimeve të Serbisë në Kombet e Bashkuara. Duket se liron frymën, sa herë që Serbia, megjithatë, nuk përkrah Rusinë në to.

Pastaj nis e shkruan një “tweet”, duke e nderuar qëndrimin e shtetit serb. Krejt kjo, me gjasë, për të treguar se rruga që është duke e ndjekur për Ballkanin e Hapur bashkë me Serbinë, nuk është një drejtim i gabuar. Në votimin e 7 prillit për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, lajm i mirë, për Ramën, është rreshtimi i Serbisë “përsëri” me Perëndimin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!” – shkroi Rama.

Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Aleksandër Lukashenko, janë të vetmet shtete më Evropë që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë, që kur forcat ruse ndërhyn ushtarakisht në territorin e Ukrainës. Rama rri i heshtur rreth hezitimit të partnerit të tij, Aleksandër Vuçiç për ta sanksionuar Rusinë. Reagon kur ka diçka të mirë për të shkruar rreth qëndrimit të Serbisë karshi rusëve.  Më 2 mars, në OKB u votua kundër agresionit rus ndaj Ukrainës. Rama shkruante për votën e Serbisë “kundër Rusisë”, duke thënë se kjo “unifikon e Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, thuhet në postimin e plotë të Ramës atë ditë.

Por, deklaratat optimiste për shtetin mik, Ramës ia demantonte vetë Serbia. Ky ishte momenti kur u konsiderua se Serbia ndërroi anë, derisa Vuçiq doli në konferencë për media, për të treguar se nuk i bashkohen Perëndimit për ta sanksionuar Rusinë. Ai tha se kishin votuar pro 4 neneve dhe kundër 9 të tjerave, të cilat flisnin për sanksione ndaj shtetit rus.

Më vonë, Serbia u bë shteti i parë, ku u marshua duke u glorifikuar Rusia, që po kryente krime në Ukrainë. Përveç se nuk i ka vënë sanksione, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Serbia është bërë korridor i oligarkëve rusë, të cilët dyshohet se po dalin në Evropë, përmes linjave Beograd – Moskë./Gazeta Ekspres.

Etiketa: Aleksander VucicEdi RamagenjeshtraperendimiReshtimiserbisetaktikat

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Përdoruesit e Facebook dhe Instagram së shpejti do kenë monedhën virtuale

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram së shpejti do kenë monedhën virtuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com