GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rreth 1 orë në SPAK, Ajola Xoxa nuk pranon të japë sqarime: Do flas kur të njihem me të gjitha aktet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 1 orë në SPAK, Ajola Xoxa nuk pranon të japë sqarime: Do flas kur të njihem me të gjitha aktet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajola Xoxa ka dëshmuar këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur si person nën hetim. Xoxa ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK, teksa ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhia.

Xoxa nuk ka pranuar të japë sqarime para prokurorit të SPAK, Ols Dado duke deklaruar se do të pranojë të pyetet vetëm pasi të njihet me të gjitha aktet. Po ashtu, mësohet se të njëjtin qëndrim ka mbajtur ditën e djeshme edhe Erion Veliaj, i cili u transferua nga paraburgimi i Durrësit në SPAK për të dëshmuar.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Ajola Xoxa nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat. Gjatë kësaj jave në SPAK kanë dëshmuar edhe biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.

Ditën e djeshme Veliajt iu komunikua një akuzë e re, ajo e futjes së sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit. Kjo për shkak se gjatë transferimit në paraburgimin e Durrësit, një prej efektivëve të burgjeve i ka marrë telefonin në fugon, duke kryer disa telefonata, një prej të cilave me Ajola Xoxën.

SPAK i ka hapur një dosje të re Erion Veliajt në lidhje me dyshimet se ai ka “orkestruar” nga qelia sulme drejt prokurorëve dhe gjyqtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Fillimisht i përgjoi bisedat me të vëllain dhe bashkëshorten nga paraburgimi i Durrësit, të cilat u përdorën për të përforcuar faktet dhe argumentat për ta lënë në qeli edhe pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ndaj Ajola Xoxës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.  Fillimisht, Xoxës iu caktua masa “arrest në shtëpi”, por pas tre ditësh, GJKKO ia lehtësoi masën, për shkak të djalit të vogël, duke qenë se dhe Erion Veliaj ndodhet në burg.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Etiketa: Spakxoxa

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
Berisha zotohet: Teatri Kombëtar në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe po aty

Berisha zotohet: Teatri Kombëtar në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe po aty

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në dalje të qytetit të Tepelenës, ku si pasojë e përplasjes...

Lexo më shumë
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

20:10 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com