GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rreth 100 persona të armatosur, plasin revoltat në kampin britanik

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Rreth 100 persona të armatosur, plasin revoltat në kampin britanik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trazira që përfshinin rreth 100 persona të armatosur me thika e disa lloje armësh të tjera janë raportuar në një qendër emigrantësh, pranë aeroportit britanik të Heathrow-t.

Në zonë, sipas mediave vendase, janë dërguar me urgjence forca speciale të policise. Mendohet se pështjellimi nisi pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike atje ne orët e para të ditës, cka bëri të shpërthente një pakënaqësi e akumuluar prej kohesh.

Deri më tani, nuk ka raporte për të lënduar mes stafit apo azilkërkuesve.

Ngjarja vjen në një kohë kur Londra zyrtare ka shtrënguar darën mbi emigracionin e paligjshëm, ndërsa mësohet se qendra e Manston në Dover ishte e mbipopulluar dhe njerëzit detyroheshin të flinin në dysheme.

Një raport i muajit mars nxirrte në pah shqetësimet se shumë nga personat e mbajtur aty klasifikoheshin si ‘të pambrojtur’. Disa prej tyre thuhet te kene qëndruar në këtë qendër prej më shumë se një viti.

Trazirat vijnë në fundin e një jave të ngarkuar për ekzekutivin britanik, kur vete Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pohoi në parlament se sistemi i azilit në Mbretërinë e Bashkuar “nuk po funksionon”.

Braverman iu referua kalimeve me varka të vogla përmes La Manshit si “pushtim i bregdetit jugor britanik” dhe tha se “emigracioni i paligjshëm është jashtë kontrollit”.

“Të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,” u shpreh ajo.

Të dhënat e autoriteteve britanike tregojnë se numrin më të lartë të emigrantëve që hyjnë me gomone në Angli, e zënë shqiptarët.

Etiketa: BritaniEmigrantërevolta

Lajme të lidhura

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj
Aktualitet

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd
Aktualitet

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Para
Qeveria 'Rama' vijon të çojë përpara investimin e shumëdebatuar të Portit të Durrësit, duke i dhënë asete publike, kompanisë-guackë

Rama nuk e lë të qetë Durrësin/ Kompania “guackë” merr detin për 35 vjet, përjashtohet nga taksat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj
Aktualitet

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26

Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, kundërshton projektligjin e qeverisë për mishin e kultivuar në laborator, duke kërkuar tërheqjen e tij....

Lexo më shumë
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com