GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rreth 26% e fondeve të vitit te kaluar, për ndërtimin e rrugëve shkuan për financimin e PPP-ve

11:14 - 02/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 26% e fondeve të vitit te kaluar, për ndërtimin e rrugëve shkuan për financimin e PPP-ve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga buxheti i vitit 2020 për ndërtimin e rrugëve nacionale, rreth 3.5 miliardë lekë shkuan për financimin e kontratave koncesionare dhe 10 miliardë lekë të tjera shkuan për financimin e segmenteve që mbikëqyren nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të dhënave nga Ministria e infrastrukturës.

Gati 26 për qind e fondeve nga burimet e brendshme shkuan për financimin e kontratave koncesionare, kryesisht për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Nga projektet nën mbikëqyrjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë ndërtuar 16,5 kilometër rrugë me një fond prej 10.3 miliardë lekësh ose 99,8 % e planit e realizuar.

Ndërtimi i rrugës “tip A2” me katër korsi (2×2) kishte në dispozicion fonde në vlerën 242 mln leke. Në këtë grup përfshihen rrugë me katër korsi dhe gjerësi 20-25 m tw përfaqësuar nga objektin “Vendosja e mbikalimeve në aksin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë”.

Rreth 1,3 miliardë lekë u përdoren për investime në ndërtim rruge “tip A” me katër korsi (2×2) sipas standardeve të reja. Në këtë grup u përfshi rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth rrotullimi Shqiponja Loti 1, Loti 2, Loti 3. Ndërtim rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të ti dhe rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të unazës së madhe Tiranë nga sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri.

Për ndërtim rruge tip A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim u planifikuan 2,9 miliardë lekë për 3.99 km. Nё ketë produkt janë përfshire kryesisht rrugë me katër korsi dhe gjerësi qё varion nga 24-25 m, ne objektet, plotësimi me rrugë dytësore nyja e Milotit, ndërtimi i unazës së Jashtme Tiranë pjesa verilindore (seg Kth Saukut-Bregu i lumit) Loti 2, Loti 3, rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2 , Loti 3 dhe ndërtimi i By Pass Perëndimor Shkodër.

Për rrugët tip B1’ me dy korsi janë shpenzuar 3,2 miliardë lekë dhe janë realizuar 5.8 km ose 99.8% e sasisë së planifikuar. Nё kёtё produkt janë përfshire kryesisht tip rruge me dy korsi dhe gjёrёsi qё varion nga 10-17 m. Fondet kryesisht kanë shkuar për ndërtimin e Kardhiq-Delvinë.

Për rrugët C2 me dy korsi u me gjerësi 7.5-10 metër u shpenzuan 2,470,409,000 lekё. Me këto fonde u financuar rrugët Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë); segmenti Kuben – Vasije dhe gjithashtu u stabilizuan rrëshqitjet në segmentin rrugor Milot – Rrëshen,etj.

Mbi 170 milionë lekë shkuan për financim 750 metrave në rrugën Porto Romano- Durrës, Loti 3, për ta shndërruar atë në një rrugë të kategorisë A.

Etiketa: infratrukturePPP

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
‘Coachella’ publikon datat për vitin 2022, rikthehet me muzikë live

‘Coachella’ publikon datat për vitin 2022, rikthehet me muzikë live

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com