GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rreth 500 mijë persona protestë kundër qeverisë në Poloni, thirrje për zgjedhje të lira

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 500 mijë persona protestë kundër qeverisë në Poloni, thirrje për zgjedhje të lira
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjysmë milioni qytetarë protestuan të dielën në qendër të Varshavës, thanë drejtuesit opozitarë në Poloni, duke pretenduar se është regjistruar demonstrata më e madhe kundër Qeverisë, në 30 vjet, pas dhënies fund të komunizmit.

Lech Walesa, ish-president polak, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, dhe lider i luftës kundër komunizmit, u është bashkuar figurave opozitare në krye të marshit.

Protesta është organizuar para zgjedhjeve legjislative, që mbahen në Poloni në vjeshtën e këtij viti.

Njerëzit kanë udhëtuar nga i gjithë shteti, pasi ish-kryeministri, Donald Tusk, udhëheqës i partisë opozitare të qendrës, Platforma Civile (PO), ka bërë thirrje për protesta, “kundër çmimeve të larta të jetesës, kundër gënjeshtrave, për demokraci, për zgjedhje të lira, dhe për Bashkimin Evropian”.

Liderët e shumicës së partive opozitare u kanë bërë thirrje mbështetësve që t’i bashkohen marshit kundër partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, e cila e ka në krye Jaroslaë Kaczynskin.

“Vlerësohet se numri i protestuesve është 500.000 tani”, ka thënë zëdhënësi i organizatorëve të protestës, Jan Grabiec.

Protestuesit janë parë duke i mbajtur mbishkrimet “Mjaft është mjaft”, “Jo Polonisë autoritare”, si dhe e kanë fajësuar partinë në pushtet për rritjen e çmimeve.

Dikur udhëheqës i Këshillit Evropian, Tusk u ka thënë protestuesve se roli i opozitës është “i një rëndësie të njëjtë” me atë të viteve 1980.

Ëalesa, i cili ka kohë që nuk është aktiv në politikë, u thënë protestuesve se është në pritje të ditës kur partia nacionaliste dhe Kaczynski, do të largohen nga pushteti.

“Zoti Kaczynski, kemi ardhur për ty. Ajo ditë ka ardhur”, ka thënë Ëalesa.

Protesta e 4 qershorit është mbajtur në ditën kur është shënuar 34-vjetori i mbajtjes së zgjedhjeve pjesërisht të lira në Poloni, pas rënies së komunizmit në Evropë.

Ëalesa është bërë presidenti i parë i kombit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, më 1990./REL

Etiketa: OpozitaPoloniprotesta

Lajme të lidhura

AfD synon fitore historike! Lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe Rusisë
Botë

CDU pëson humbje historike! AfD triumfon në Mecklenburg, ndërsa e Majta fiton Berlinin

15:06 - 21/09/26
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

14:49 - 21/09/26
Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio
Botë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa drejt Detit Lindor, reagon Seuli dhe Tokio

15:40 - 20/09/26
Para
Aksidenti në afërsi të Qerretit, përplasen 4 makina

Aksidenti në afërsi të Qerretit, përplasen 4 makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com