GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Rrezikoi sigurinë e shtetit”, arrestohet ish-drejtori i IT-ës në shërbimet sekrete të Kosovës

18:50 - 21/10/21
në Botë, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rrezikoi sigurinë e shtetit”, arrestohet ish-drejtori i IT-ës në shërbimet sekrete të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një ish-punonjës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara dhe ka rrezikuar sigurinë e shtetit.

Sipas njoftimit, njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të Prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K.

“Ndalimi është bërë për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi i informatës zyrtare’, ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’, ‘Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara’ dhe ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës” – thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K.

Siç thuhet tutje, për të arrestuarin, ish-punonjës i AKI-së, ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka punuar për disa kohë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Burime pwr mediat kosovare, kanë bërë të ditur se i njëjti ka qenë udhëheqës i IT-së në AKI. Këtë të enjte Krasniqi është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, M.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Por, sipas Drejtorit për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, ky rast është shokues.

“Rasti i arrestimit të zyrtarit të AKI-së me të vërtet është shokues. Rasti madje është shumë kompleks pasi nuk kemi të bëjmë me një person të profilit të ultë, por kemi të bëjmë me shefin e IT-së i cili ka pasur qasje të mëdha në informacionet e klasifikuara” – deklaroi, Bedri Elezi.

Elezi gjithashtu thotë se është dashur të bëhen edhe arrestime tjera.

“Kemi të bëjmë me rrjedhe të informacioneve të nivelit më të lartë të mundshëm dhe nuk kemi përgjigje se kur kanë filluar të rrjedhin këto informacione, kush i ka dashur këto informacione dhe kush janë personat e rrezikuar pas rrjedhjes së këtyre informacioneve” – deklaroi tutje Elezi.

Ai dyshohet se edhe në të kaluarën ka keqpërdoruar informacione.

Etiketa: arrestohetKosovepunonjesisherbimi sekret

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
Covid-19 bën kërdinë në Gjirokastër, infektohen 8 nxënës, mbyllen edhe dy zyra të Kadastrës

Covid-19 bën kërdinë në Gjirokastër, infektohen 8 nxënës, mbyllen edhe dy zyra të Kadastrës

TË FUNDIT

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Lexo më shumë
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com