GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrezikoi të humbte jetën, kjo është historia fatale e australianit në Shqipëri

19:59 - 05/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrezikoi të humbte jetën, kjo është historia fatale e australianit në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liam Boehm, australianit që prej dy vitesh jeton në Shqipëri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites”. Ai ka ndërtuar një program që shëron sëmundjen tinnitus, tringëllimën në vesh, nga e cila ka vuajtur edhe vete 4 vite më parë.

Rrugëtimi i tij me sëmundjen ka qenë i gjatë dhe i dhimbshëm, ku përtej faktit që Liam iu desh të hiqte dorë nga studimet e instrumentit të baterisë për të cilin studionte, ai zhvilloj dhe depresion të thellë ku nuk shihte një rrugë-dalje për jetën e tij.

Pasi udhëtoi në të gjithë botën, kërkimet për shërim e çuan drejt Tajlandës, aty ku përjetoi sfidën e radhës. Një sallatë i shkaktoi helmim të rëndë, dhe ai rrezikoi të humbte gjymtyrët, apo edhe jetën.

“Për dy vjet shkoja nga Bali në Indonezi, në Tajlandë. Ishte jeta e përkryer. Helmimi nga ushqimi është shumë i zakonshëm në këto dy vende. Shkova në restorantin që vizitoja zakonisht, miqtë e mi vendosën që të hamë edhe një sallatë. Kishte një shije pak të çuditshme por në fillim nuk kishte asnjë problem. Pas një ore zbulova që diçka nuk shkonte. Ditën tjetër nuk ngrihesha dot nga krevati, fillova të skuqesha në fytyrë, ndihesha i paralizuar. Miqtë telefonuan ambulancën, dhe doktorët kuptua që situata ishte shumë e keqe. Dhimbjen mund ta përshkruaj sikur të gjithë gjymtyrët e mi, hunda, veshët, gjuha edhe stomaku, po skuqeshin në tigan. Ishte agoni e tmerrshme. Më tha që për 20 minuta mund të kisha vdekur. Më zuri gjumi, kur u zgjova më kishin prangosur në shtrat. Kisha kaq shumë dhimbje sa fillova të kisha haluçinacione. Në Tajlandë njerëzit janë të vegjël, dhe infermierët kishin frikë se mos i shtyja apo i dhunoja, me të drejtë. Hyra në koma për tre ditë për shkak të dhimbjes fizike dhe mendore. Telefonuan prindërit që të vinin të thonin lamtumirën, pasi do vdisja. U thanë se të gjithë gjymtyrët i kisha të nxira dhe do t’i amputonin, madje edhe po verbohesha. Fatmirësisht u zgjova nga koma dhe më çuan në Australi. Babai tha se më mirë të vdes sesa të jetoj pa gjymtyrë përgjatë gjithë jetës dhe jam i lumtur që e mori këtë vendim sepse do të m’i kishin prerë. Mamaja më ushqente më mëlçi dhe mish të kuq. Gjymtyrët gradualisht filluan të rikuperoheshin, vetëm gishtat e këmbës më mbetën të zeza dhe u detyruan t’i amputonin.”

Ai rrëfeu se Shqipërinë e zgjodhi fillimisht si vend për të jetuar, për shkak të masave të lehta që kishte në krahasim me pjesën tjetër të botës gjatë kohës së pandemisë. Liam shprehu se nuk kishte dëgjuar fjalët më të mira për vendin tonë dhe shqiptarët, por tashmë pas 2 vitesh jetë, planifikon të shpërngulet këtu përgjithmonë. Ai vlerëson bukuritë natyrore të vendit tonë, por dhe mirësinë e njerëzve, ku në Tiranë thotë se ka bërë shumë miq.

 

Etiketa: austraqlianhistoriliam

Lajme të lidhura

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
“Skenar filmash”/ Pasuri 30 mln dollarë nga inceneratorët, flet djali i Thanas Çanit: E mësuam nga…

“Skenar filmash”/ Pasuri 30 mln dollarë nga inceneratorët, flet djali i Thanas Çanit: E mësuam nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com