GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rrezikon të bëhet parking”, Marku: Peticion për stadiumin e Lezhës

10:56 - 25/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rrezikon të bëhet parking”, Marku: Peticion për stadiumin e Lezhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e Partisë Demokratike të Lezhës Alfrida Marku ka ngritur një shqetësim përsa i përket stadiumit të qytetit. Sipas saj, kjo hapësirë po rrezikon të kthehet në një parking.

Reagimi i plotë:

Stadiumi “Beslidhja” i Lezhës rrezikon të kthehet në hapësirë parkingu duke mbuluar me beton 22 000 m2 sipërfaqe në zemër të qytetit.

Bashkia Lezhë jo vetëm do të shkatërrojë pronën publike por i hap rrugë abuzimit edhe nëpërmjet “parkingut publik me pagesë”.

Ky projekt do ti propozohet Këshillit të Bashkisë për miratim, pa u konsultuar me banorët apo grupe të interesit, pasi cilido e do Lezhën, do ishte kundër shndërrimit të Stadiumit në sipërfaqe betoni.

I ndërtuar prej vitit 1930, Stadiumi “Beslidhja” është dëshmi e kulturës e qytetarisë lezhjane.

Me një kapacitet prej 5 mijë shikuesish, me  sipërfaqe totale afër 22 000 m2, kjo hapësirë e përbashkët në qendër të Lezhës mund dhe duhet të rikonstruktohet me qëllim përmirësimin e kushteve por në asnjë mënyrë ti ndryshohet destinacioni.
E aq më tepër, në shërbim të planeve të errëta abuzive të Rilindjes, që e kanë kthyer Lezhën në plaçkë lufte, por me një makineri propagande pas.

PO! Lezhës i duhen hapësira të gjelbërta! Parqe për fëmijë e të moshuar! Fusha të hapura sportive të disiplinave të ndryshme! Sistem tjetër i transportit publik! Lezhës i duhen edhe hapësira nëntokësore parkimi! Shërbimet publike duhen ridimensionuar në një hap me kohën, gjithmonë.
Por ndërsa koha kërkon urgjent gjelbërim dhe vetëm gjelbërim, Lezhës sot po i ofrohet betonizim dhe abuzim. E gjithë kjo, në përmbushje edhe të qëllimit të Edi Ramës dhe Rilindjes për të shkatërruar historinë e qyteteve.

Bashkia mundet të përdorë apo vërë në dispozicion të “planit të parkingut publik me pagesë” për Njesinë Administrative të Lezhës sipërfaqe të tjera në pronësi të vetë Bashkisë apo pronë private duke dëmshpërblyer pronarët.
Qyteti i Lezhës duhet zgjeruar, larg tendencës për të përqëndruar shërbimet në një qendër të vetme.

U bëj thirrje anëtarëve të Këshillit bashkiak, mbi të gjitha se janë të emëruar e jo të zgjedhur, për pasojë nuk kanë tagër përfaqësimi, të votojnë kundër projekt-buxhetit të Bashkisë Lezhë, në të cilin fshihet projekti i shkatërrimit të Stadiumit, betonizimi i qytetit dhe abuzimi me pronën publike.

Të nderuar banorë të Lezhës!
Të bëhemi të gjithë bashkë, të reagojmë dhe ndalojmë projektin më abuziv që rrezikon qytetin tonë.

Të reagojmë të gjithë, pa asnjë dallim, pasi është kontributi për të ardhmen e Lezhës që duhet të na bashkojë.

Etiketa: alfrida markuLezhëstadium

Lajme të lidhura

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Para
Në kërkim nga Italia, 62-vjeçari me 4 emra kapet në Durrës

Djali dhunon nënën 69-vjeçare në Fier, shkak prona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar...

Lexo më shumë
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com