GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Rrezikova jetën”, partnerja e Hernandez: E vetmja gjë që mendova ishte të mbroja fëmijën tim!

14:58 - 22/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rrezikova jetën”, partnerja e Hernandez: E vetmja gjë që mendova ishte të mbroja fëmijën tim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë ditë më parë katër persona të armatosur kërcënuan Zoe Cristofoli (partnerja e futbollistit të Milanit, Theo Hernandez), që ishte vetëm në shtëpi, me foshnjën 6 muajshe dhe dadon, përpara se të largoheshin nga rezidenca me një plaçkë të pasur.

Ata morën gjithçka ndodhej në kasafortën e çiftit dhe u larguan pa lënë gjurmë identifikimi, duke tmerruar personat që ishin brenda. Mbrëmjen e së premtes modelja iu rikthye atyre momenteve të tmerrshme përmes një rrëfimi dramatik në “Instagram Story”:

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta. Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për ne. Faleminderit miqve tanë. Mendoj se kemi pasur përvojën më të keqe të familjes dhe jetëve tona. Sot jemi më mirë. Përjetova tmerr, sidomos sepse ishte e pamundur të thërrisja për ndihmë. Ishte një makth.

Si çdo nënë, bëra gjithçka për të mbrojtur djalin tim, madje duke bërë gabime dhe duke vënë jetën time në rrezik. Por sot jemi këtu dhe kjo është e vetmja që ka vërtet rëndësi. Falë Zotit që të gjithë jemi mirë… Nuk kam menduar asnjë sekondë për vjedhjen, shpresoj që këta njerëz të paguajnë për dhunën e bërë. Do të marr kohën time për t’u qetësuar, edhe nëse gjithçka është në rregull për t’iu kthyer jetës normale. Ju përqafoj të gjithëve”.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Monza, incidentit i është rikthyer edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili shprehu solidaritetin e tij dhe të gjithë ekipit me Theo dhe Zoe:

“Ne jemi një familje dhe atë që ndodhi e përjetuam si dramë. Në ditët e para, Theo ishte i mërzitur kuptueshëm, tani është më mirë”. Anësori francez, i cili u rikthye në dispozicion të Piolit disa javë pas dëmtimit të të pësuar në fund të shtatorit në kombëtare, mbajti shiritin e kapitenit të Milanit, në mungesë të Davide Calabria, në ndeshjet e fundit kundër Chelsea në Champions League, ndaj Juves dhe Veronës.

Etiketa: partnerjarrezikova jetente mbroja femijentheo hernandez

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Pas Escobar, Lajçak takohet me Kurtin në Prishtinë

Pas Escobar, Lajçak takohet me Kurtin në Prishtinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com