GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rreziku i mafias në Europë, një luftë e pafund

09:27 - 24/12/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rreziku i mafias në Europë, një luftë e pafund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Marco Valle, Il Giornale- Në Paris, Bruksel dhe Hagë është dhënë alarmi. Krimi i organizuar vendas dhe i importuar nga jashtë, po përhapet në masë. Disa ditë më parë në kryeqytetin francez prokurorja publike Laura Beko bëri një deklaratë shumë shqetësuese:

“Niveli i kërcënimit është aq serioz sa rrezikon të destabilizojë shtetin tonë të së drejtës, modelin tonë ekonomik.

Ne po përballemi me rrjetet kriminale me një shtirje të gjerë, dhe që kanë aftësi të pakufizuara financiare. Falë të ardhurave nga droga, trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni, këto organizata po përhapen kudo dhe në çdo mënyrë: me larje hesapesh midis tyre, rrëmbime, kërcënime dhe korrupsion.

Depërtimi i mafies në vendin tone e tejkalon imagjinatën e çdo lloj filmi”. Situata është shumë e ndërlikuar. Emergjenca është reale. Krimi po gllabëron Francën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.

Tre vite më parë për t’u përballur me “oktapodët” e shumtë, ballkanikë, amerikano-jugorë, arabë, kinezë etj, qeveria e Macron themeloi një departament të posaçëm, “Juridiction Nationale Chargée de la lutte contre la kriminalité organisée” (JUNALCO); një koordinim midis policisë, xhandarmërisë dhe shërbimeve sekrete, të cilat bashkëpunojnë ngushtësisht me kolegët nga Belgjika dhe Holanda, dy vende të tjera të infiltruara shumë nga krimi por edhe me EUROPOL-in.

Një bashkëpunim që ka çuar në rezultate të rëndësishme, siç është zbulimi më 15 shkurt 2021 nga policia belge e famëkeqit “Sky ECC”, një sistem bisedash i koduar i ofruar nga kompania kanadeze “Sky Global”, e specializuar në ofrimin e sistemeve “të sigurta” të komunikimit.

E konsideruar si e papërgjueshme, platforma (me koston e abonimi mujor prej 2.200 euro), ishte mjeti i përsosur për trafikantët e drogës të magjepsur nga “kill sëitch”, pra nga vendosja e një fjalëkalimi të “panikut”, që nëse futet në përdorim shkakton fshirjen e menjëhershme e të pakthyeshme të të gjitha të dhënave që ndodhen në pajisje.

Një mjet shumë efikas në rast rreziku: mjafton që të futet kodi për të zhdukur gjithçka komprometuese në telefonat e trafikantëve. Pasi u dekodua sistemi, para hetuesve u hap një botë e errët dhe mizore.

Ata analizuan gjysmë milionë mesazhe në ditë (me video dhe foto) të shkëmbyera midis 164.000 klientëve, kryesisht nga Ballkani dhe patën mundësi të kuptonin sistemin e brendshëm të krimit të organizuar, identifikojnë krimet tashmë të kryera apo të planifikuara dhe të rindërtonin një skenar hetimi.

Më 9 mars, erdhi lëvizja e parë. Policia belge ndërmori një operacion masiv duke arrestuar 48 persona, dhe sekuestruar 17 ton kokainë dhe arsenale të tëra armësh. Në të njëjtën kohë në Francë u arrestuan 64 persona të tjera. Dhe kjo ishte vetëm maja e ajsbergut.

Deri më sot, JUNALCO po shqyrton ende 400.000 komunikime, teksa ka hapur 67 dosje për trafikun e narkotikëve.

Fitore të rëndësishme, me goditje serioze edhe për mafien shqiptare që vepron në Itali, por gjithsesi të kufizuara. Trafikantët dhe miqtë e tyre po përdorin tashmë sisteme të tjera edhe më të sofistikuara, ndaj gjuetia ndaj tyre vazhdon.

Por ajo që shqetëson shumicën e prokurorëve dhe drejtuesve të policisë në Francë është “përshkrueshmëria” e institucioneve dhe organeve të policisë.

Thënë shkurt korrupsioni.

Më 24 shtator, 5 ish-zyrtarë francezë të doganave u dënuan me burgime të gjata sepse kishin qenë të lidhur me mafiozët. Gjithsesi infiltrimi i këtyre të fundit duket i pandalshëm. Në çdo nivel: kryetarë bashkie, administratorë, dhe ndoshta edhe deputetë.

Ky është një kërcënim fatal për të cilin Franca nuk është aspak e përgatitur dhe për më tepër “në dritën e përvojave të huaja nuk ka asnjë arsye objektive pse duhet të kursehet vendi ynë”.

Etiketa: Europemafiarrezik

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
I riu ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën, flasin prindërit

I riu ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën, flasin prindërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com