GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rreziku i rritjes së analfabetizmit, më pak nxënës të regjistruar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Numri i nxënësve përgjysmohet në tre dekada, rënie më e fortë për shkollat e mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka qe ekonomia e një vendit të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat.

Por, në Shqipëri, për fat të keq po bëhen hapa prapa. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021” japin një situatë alarmante. Jo vetëm që numri i të rinjve po vjen gjithnjë në rënie, në raport me peshën totale të popullsisë, por edhe ata të rinj që janë po regjistrohen më pak në arsimin bazë 9 vjeçar, që është i detyrueshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.

Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.

Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.

Faktorët

Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit tha për “Monitor” se përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë:

-Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. “Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të  detyruar, të vajzave.

-Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.

Prof. Dr. Tafaj pohon se rreziku i kësaj situate është që të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Ai shton se kjo do të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre urbane. “Të dhënat e disa qarqeve e konfirmojnë këtë trend”, pohon ai.

Numri i të diplomuarve në arsimin bazë, pothuajse i përgjysmuar

Sistemi arsimor në vend, kërkon që e gjithë popullsia banuese të përfundojë arsimin nëntëvjeçar, duke përfshirë këtu pesë vitet e ciklit të ulët (klasa 1-5) dhe katër vite në ciklin e lartë (klasa 6-9), si pjesë e arsimit bazë.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë, ndahen në 47,3% djem dhe 52,7% vajza.

Të dhënat e tjera të serive kohore të INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 2004-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i atyre që kanë mbaruar arsimin fillor, me gati 60 mijë nxënës.

Emigracioni

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies.

Etiketa: analfabetizmirrezikShkolla

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

13:02 - 15/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila
Aktualitet

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

08:09 - 14/07/26
Para
“Debate me partnerin”, njihuni me horoskopin e ditës së sotme

Horoskopi sot, 4 prill 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët
Sport

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

15:29 - 15/07/26

Ndërsa Lamine Yamal festonte 19 vjetorin e tij të lindjes me kualifikimin për në finalen e Botërorit 2026, në Esplugues...

Lexo më shumë
Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

15:06 - 15/07/26
Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

14:47 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com