GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rreziku për luftë bërthamore/ Sekretari i OKB-së: Njerëzimi po luan me armë të mbushura

17:58 - 06/08/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rreziku për luftë bërthamore/ Sekretari i OKB-së: Njerëzimi po luan me armë të mbushura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dhënë sot një paralajmërim të fortë sa i përket rrezikut për një luftë bërthamore të mundshme. I pranishëm kur  Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e parë me bombë atomike të 77 vjetëve më parë, ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindje të Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.

“Njerëzimi po luan me armë të mbushur. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr. Sot krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt – në Lindje të Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ne duhet të pyesim se çfarë kemi mësuar nga tymi që është përhapur në formë kërpudhe në këtë qytet?”, ka thënë ai.

Para agimit, të mbijetuarit e sulmit dhe familjarët e tyre kanë dërguar lule dhe janë lutur në vendin përkujtimor në Hiroshima. Rreth 140,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bombardimit të Hiroshimas nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 6 gusht të vitit 1945. Në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë vdekur pas ekspozimit në rrezatim. Tri ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona. Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht./ REL

Etiketa: Lufteokbparalajmerim

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Policia britanike në kërkim të dy “killerave” shqiptarë, ja shpërblimi marramendës

Policia britanike në kërkim të dy “killerave” shqiptarë, ja shpërblimi marramendës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një person me aftësi të kufizuara ka humbur jetën nga asfiksia mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij është përfshirë...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com