GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëzimi i avionit në Vermosh, shoqërohen në polici 10 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëzimi i avionit në Vermosh, shoqërohen në polici 10 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës vijon bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe Malin e Zi, sa i përket avionit që pësoi avari të hënën në Kelmend.
Burime të Gijotina.com bëjnë me dije se janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje të paktën 10 persona, të cilët janë kryesisht banorë të zonës së Vermoshit.
Policia ka informacion që ky avion i paçertifikuar është montuar pjesë-pjesë në Shqipëri, ndërsa personat e shoqëruar janë qytetarë që merren me punë të ndryshme artizanale në zonën e Vermoshit dhe përreth saj të cilët mund të kenë informacion për këtë mjet fluturues.
Pavarësisht kësaj, ende nuk ka asnjë provë konkrete që përfshin ndonjërin prej tyre të paktën deri tani.
Ndërkohë, burime nga grupi hetimor thonë se ka dyshime të forta se avioni i modifikuar, pa flamur, numër dhe certifikim, të ketë qenë në fazë testuese, duke mos u përjashtuar mundësia e përdorimit të tij për trafikim të narkotikëve. Të vetmet prova që mund të ndihmojnë hetuesit, janë shenjat e gishtërinjve që piloti dhe pasagjeri të kenë lënë në mjet, pasi asnjë provë materiale nuk është gjetur në vendngjarje.
Sipas Policisë, për këtë fluturim nuk ka pasur dijeni as kulla ajrore duke provuar në këtë mënyrë se avioni kishte bërë ngritje të paligjshme. Mendohet se anëtarët e bordit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë kohës që fluturonin mes kufirit shqiptaro-malazez, me persona që i kanë ndihmuar të largohen në drejtim të paditur pas incidentit.

Burimet e Gijotina.com thanë se persona të cilët kanë qenë në avion, si piloti dhe pasagjeri mund të jenë largur drejt Malit të Zi, si pika më e afërt e vendit ku është rrëzuar edhe avioni.
Duke qenë se akoma nuk kemi një identifikim të këtyre dy personave, të cilët akoma janë misterioz të shtojnë akoma më shumë dyshime se dy personat mund të kenë kryer këtë udhëtim për kultivimin e lëndëve narkotike.
Në zonën e Vermoshit dhe kryesisht zonat malore të qytetit të zonës, pikërisht tani është koha e kultivimit të lëndëve narkotike. Po pikërisht në këtë periudhë një vit më parë u shënua edhe ngjarja e rëndë në Vrith, të Malësisë së Madhe , ku mbetën të vrarë dy kushërinj për shkak të parcelave me kanabis.
Kujtojmë se një javë më parë, në Vermosh është arrestuar nga policia edhe një shtetas për kultivimin e lëndëve narkotike. Kjo të shton më shumë dyshimet e këtij udhëtimi misterioz të dy personave akoma të paidentifikuar prej Policisë së Shtetit dhe bluve të Shkodrës.

Etiketa: personavePolicishoqerimivermosh

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
Kryebashkiakja sexy kërcënon hapur kartelet e drogës: Do t’ju zhdukim

Kryebashkiakja sexy kërcënon hapur kartelet e drogës: Do t’ju zhdukim

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com