GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

 Rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, partitë politike: Kushte të reja për integrimin

20:57 - 05/02/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
 Rrëzimi i qeverisë në Malin e Zi, partitë politike: Kushte të reja për integrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëzimi i qeverisë së Zdravko Krivokapiçit është pritur me reagime të ndryshme nga forcat politike në Mal të Zi. Partitë e opozitës vlerësojnë se me rrëzimin e qeverisë janë krijuar kushte të reja për integrimin evropian të vendit, ndërsa partitë proserbe, që deri tani ishin në pushtet, e cilësojnë si një veprim kundër vullnetit zgjedhor në Mal të Zi.

Parlamenti i Malit të Zi e miratoi rrëzimin e qeverisë me 43 vota pro mocionit të mosbesimit. 11 deputetë ishin kundër, ndërsa 27 të tjerë nuk votuan në parlamentin me 81 anëtarë.

Votimi i mocionit, i iniciuar nga Lëvizja Qytetare “URA” e Dritan Abazoviç, i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re.

 

“Ky veprim u tregoi qytetarëve të Malit të Zi se ndryshimet janë të mundshme dhe në të mirë të vendit”, tha Abazoviç.

Zoti Abazoviç, vuri në dukje se “qeveria e re duhet të zgjidhet sa ma shpejt dhe se tashmë kanë nisur bisedimet me shumicën parlamentare”.

Të gjitha partitë opozitare përfshirë këtu edhe partitë e pakicave, Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç dhe anëtarët e shumicës së mëparshme qeverisëse, Lëvizja Qytetare URA dhe CIVIS, votuan për rrëzimin e qeverisë së zotit Krivokapiq.

 

Deputeti Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike e cila votoi për rrëzimin e qeverisë tha për “Zërin e Amerikës” se janë krijuar kushte të reja për integrimet evropiane të Malit të Zi.

“Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keq prej që kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim”, tha zoti Gjeka.

 

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, partia e të cilit votoi kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, e cilësoi si absurde situatën e re të krijuar në Mal të Zi.

“Absurd historik është që një parti që ka më së paku deputetë dhe e cila ishte në pushtet ta rrëzoj qeverinë”, tha zoti Beçiç.

Ai shfaqi dyshimin se “në këtë skenar është e përfshirë Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit Gjukanoviç, e cila më se tri dekada ishte në pushtetin e Malit të Zi.”

Analistët politikë në Mal të Zi, ndërkaq vlerësojnë se u rrëzua një qeveri konservative dhe proserbe, e cila shkaktoi një ndasi të thellë në shoqërinë malazeze.” Analistët shprehin besimin se “qeveria e ardhshme mund ti sanojë problemet identitare në Mal të Zi.

Mocionet e mosbesimit dhe kërkesat për shkarkimin e përfaqësueseve të ekzekutivit janë rezultat i krizës disamujore qeveritare, si mes parlamentit dhe qeverisë, ashtu edhe brenda vetë qeverisë.

 

Parlamenti të enjten e kaluar, më 3 shkurt, refuzoi të vendosë në rend dite votimin për shkarkimin e Zv/kryeministrit Dritan Abazoviç, të cilin e kishte kërkuar kryeministri Krivokapiç. ndërkaq votëbesimi ndaj kreut të parlamentit Aleksa Beçiç është caktuar për të hënën me kërkesën e opozitës malazeze.

 

Marrë nga VOA 

Etiketa: Mali i Ziqeveria

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
“Me një të infektuar ndodh gjëma”/ Braçe apel qytetarëve: Mos ki frikë, çohu shko bëj vaksinën

Dënimi i ish-ministrit Tahiri, Braçe: Për 21 janarin sot nuk ka asnjë në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26

Nga Lutfi Dervishi 20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe...

Lexo më shumë
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com