GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare

09:59 - 05/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inteligjenca Artificiale është kthyer në kryefjalën e zhvillimeve teknologjike, të cilën gjithmonë e më shumë shtete dhe njerëz po e përdorin si një mjet të rëndësishëm për të lehtësuar, asistuar apo përshpejtuar procese administrative, analitike dhe edukative.

Edhe pse Shqipëria mbetet në hapat e saj të parë për sa i përket përdorimit të IA-së, një tendencë e shtuar vihet re lidhur me aplikacionet që gjenerojnë video, të cilat po përdoren për propagandë politike apo ideologjike.

Vetë kryeministri Rama e filloi urimin e Vitit të Ri me një video krah themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, të mundësuar nga aplikacionet e Inteligjencës Artificiale (IA), video ku të dy shfaqen duke shëtitur nga Tirana në Vlorë.

Videoja u postua nga kryeministri në rrjetet e tij sociale më 1 janar me mbishkrimin: “Nga Ismail Beu dhe unë, me këmbë të mbarë 2025.”

Inteligjenca Artificiale është një teknologji që simulon inteligjencën njerëzore, duke u mundësuar pajisjeve të kryejnë disa veprime si të mësuarit, të arsyetuarit dhe zgjidhjen e problemeve, e përdorur kryesisht për detyra të automatizueshme. Gjithsesi, aplikacionet e IA-së, përveçse me risitë dhe potencialin e tyre, sjellin së bashku me to edhe rreziqet e veta.

LibreLabs, ose e njohur ndryshe edhe si LLcc, një komunitet joformal ekspertësh kibernetikë që angazhohen për të mbrojtur liritë civile në hapësirën digjitale në Shqipëri, i tha BIRN se Inteligjenca Artificiale është ende shumë e kufizuar në adaptimin me kontekstin shoqëror në Shqipëri, duke i lënë qytetarët të pambrojtur ndaj keqpërdorimeve të mundshme.

“Perceptimi ynë është se shumica e qytetarëve nuk janë të informuar mbi mundësitë, por gjithashtu edhe mbi rreziqet që kjo teknologji mund të sjellë,” tha një anëtar i komunitetit në një përgjigje me shkrim.

“Veçanërisht në një kontekst të korrupsionit të lartë dhe varfërisë, kjo e bën përdorimin e teknologjive të tilla më të rrezikshëm,” shtoi LibreLabs.

Sipas aktivistëve të të drejtave digjitale në vendin tonë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale është ende në faza të hershme, përfshirë sektorë si administrata lokale, bizneset e vogla dhe të mesme apo arsimi i mesëm dhe i lartë, ku kurrikulat akoma nuk janë përditësuar.

Ata theksuan se shoqëria shqiptare ndjek tendencat teknologjike bashkëkohore, por pa qenë transparente dhe pa u siguruar që është gati për të kuptuar avantazhet dhe problematikat që burojnë nga teknologji të reja si IA.

Orkidea Xhaferaj, eksperte e sigurisë kibernetike pranë Qendrës për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim (SCiDEV) në Tiranë, theksoi se shoqëria shqiptare është akoma në fillesat e saj për sa i përket përdorimit të IA-së dhe se duhet një nivel më i lartë ndërgjegjësimi për të informuar popullatën.

“Mendoj se ndërgjegjësimi dhe komunikimi mbi përfitimet e përdorimit të IA-së janë shumë të nevojshme, sidomos duke pasur parasysh nivelin e ulët të aftësive digjitale të popullatës,” tha Xhaferaj.

Më 11 maj, Shqipëria mban zgjedhje parlamentare. Ekspertët e të drejtave digjitale i thanë BIRN se ekziston mundësia që aplikacionet “deepfake” të Inteligjencës Artificiale të keqpërdoren për propagandë politike apo ideologjike gjatë fushatës zgjedhore.

Materialet e gjeneruara nëpërmjet IA-së shpërndahen gjerësisht në platformat e rrjeteve sociale, të cilat janë kthyer në kanalet kryesore të informimit për shumicën e qytetarëve.

LibreLabs thekson se, me rritjen e rëndësisë ekonomike dhe politike të këtyre platformave, është rritur gjithashtu edhe cenueshmëria e tyre.

Sipas ekspertëve, algoritmet gjenerues të IA-së që integrohen me median sociale mund të përdoren për të krijuar profile të rreme dhe për të krijuar besimin se opinioni publik anon nga një anë apo tjetra.

“Nëse më parë problemet kryesore të rrjeteve sociale kanë qenë polarizimi, survejimi dhe sulmet kibernetike, me algoritmat gjenerues të IA-së i shtohet edhe imitimi keqdashës për përdhosje të figurave publike,” tha LibreLabs.

Komuniteti i ekspertëve shpjegoi se algoritmat gjenerues të formës “deepfake” të IA-së dhe materialet e prodhuara prej tyre janë klasifikuar me risk të lartë për shoqërinë, sepse mund të përdoren për ndikim në procese qeverisëse.

“Materialet imituese, si video dhe imazhe ‘deepfake’, mund të përdoren lehtësisht nga grupe të ndryshme interesi për të krijuar pasiguri mbi besueshmërinë e informacionit gjatë periudhave zgjedhore,” theksuan ata.

“Në këtë kontekst, algoritmat gjenerues të IA-së bëhen edhe më të rrezikshëm, meqë çdo grup destabilizues mund të arrijë krijimin e një kaosi në opinionin publik online me një kosto shumë të ulët,” shtuan ekspertët.

Ata theksuan se gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të numrit të materialeve diskredituese të gjeneruara nëpërmjet aplikacioneve të IA-së.

“Ka pasur një rritje të madhe të materialeve imituese, dhe këto janë përdorur deri më tani për të kryer sulme kibernetike ekonomike, përhapur materiale denigruese për figura publike dhe për të krijuar mosbesim në burimet e informacionit,” tha LibreLabs.

Shtimi i përdorimit të videove të gjeneruara me inteligjencë artificiale ngre shqetësim për ndikimin që këto të fundit mund të kenë në manipulimin e opinionit publik.

“Mendoj se kyç është momenti i rikuperimit pas dëmit të krijuar nga shpërndarja e kësaj lloj përmbajtjeje,” tha Orkidea Xhaferaj. “Edhe nëse këto materiale përgënjeshtrohen, problemi qëndron tek opinioni afatgjatë që mbetet tek njerëzit,” përfundoi ajo./ BIRN

Etiketa: Fushateinteligjenca artificialekeqperdorim rreziqeZgjedhje

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Licensoi karburantin pa leje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Licensoi karburantin pa leje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com