GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrihnin klientët e lokaleve të natës dhe tifozët, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrihnin klientët e lokaleve të natës dhe tifozët, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona, njëri prej të cilëve shqiptar, u arrestuan nga policia greke, si anëtarë të dyshuar të një bande, që sulmonte klientët e klubeve të natës në qendër të Athinës dhe tifozët gjatë ndeshjeve të futbollit brenda stadiumeve në rajone të ndryshme të kryeqytetit grek.

Një tjetër shqiptar raportohet se është shpallur në kërkim, gjithashtu si i dyshuar për këto sulme.

Mediat raportojnë se shqiptari i arrestuar është Enderik Skënderaj, 35 vjeç, i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Emri i tij është lakuar më parë edhe si i përfshirë në grabitjen e biznesmenit shqiptar Tonin Preka në Mykonos, ku pasi u dhunua, i’u grabitën 40 mijë euro. Skënderaj ishte pjesë e një grupi prej 5 shqiptarësh, ku mes tyre ishte edhe Alfons Ndoci, një shqiptar i rrezikshëm me precedentë për vrasje dhe arratisje nga burgu.

Policia greke ndërkohë ka shpallur në kërkim shtetasi Fatjon Hysaj, 31 vjeç, i arrestuar më parë për “vjedhje”, “rrëmbim të miturish” dhe “trafikim qeniesh njerëzorë”. Sipas “Zougla”, Hysaj mund të ndodhet në Shqipëri, ndërsa njihet për lidhje të tij me biznesmenin Christos Gialias, i ekzekutuar pak ditë më parë në Mandra të Athinës.

Ndaj tyre është ngritur akuza e dëmtimit të rrezikshëm dhe të rëndë trupor të kryer në kuadër të grupit së organizuar, shkelje të ligjeve për armët, drogën, fishekzjarrët dhe për sportin amator e profesional, prishje e qetësisë publike etj.

Hetimet zbuluan se anëtarët e grupit, që prej korrikut 2022 kryenin rrahje klientësh në lokalet e natës në qendër të Athinës, ndërsa ishin përfshirë edhe në incidente me tifozë brenda fushave të lojës gjatë ndeshjeve të futbollit.

U konstatua se ata ishin përfshirë në 2 sulme ndaj klientëve të lokaleve të natës në qendër të Athinës, gjatë muajve mars dhe shtator të vitit të kaluar, të cilat rezultuan në plagosjen e rëndë të klientëve, mes të cilëve edhe dy policë si dhe pjesëmarrja e anëtarëve të grupit në 2 përleshje të zhvilluara mes tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit dhe në shkurt 2024 në fushat e lojës në zonat e Athinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sende të forta, armë, drogë dhe materiale të tjera të përdorura nga grupi kriminal.

Etiketa: arrestimeGreqiKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
VIDEO/ Juli përplaset me Meritonin: Të gjithë banorët mi nxorre kundra

VIDEO/ Juli përplaset me Meritonin: Të gjithë banorët mi nxorre kundra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com