GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rriten aksidentet për muajin Shtator, shoferët më problematikë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rriten aksidentet për muajin Shtator, shoferët më problematikë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i aksidenteve këtë shtator ishte me një rritje 4.5 për qind në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave raportojnë për 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në muajin Shtator 2022.

“Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 122 persona nga 134 në muajin Shtator 2022. Aksidentet rrugore, në 94,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit” thuhet në publikimin e INSTAT.

Por teksa drejtuesit e mjeteve janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve përmes sjelljes në timon INSTAT ka klasifikuar edhe moshën më problematike apo atë që ka qenë shkak për më shumë aksidente të raportuara.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” raporton INSTAT.

Ky  i fundit nënvizon se në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 20,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 4,3 %.

Në muajin Shtator 2023, 22,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00.

Pavarësisht rritjes së shtatorit bilanci i aksidenteve në total për 9-mujorin rezulton me ulje.

“Në nëntëmujorin e vitit 2023, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 2,4 %.  Numri i të aksidentuarve është 1.189 persona nga 1.257 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 11,5 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për nëntëmujorin është ulur me 11,6 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

Etiketa: aksidenteshtator

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Gabim në përkthim apo paralajmërim mbi Kosovën? Ja deklarata e plotë e Macron

Gabim në përkthim apo paralajmërim mbi Kosovën? Ja deklarata e plotë e Macron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com