GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ndërmarrjet rritën frikshëm borxhet në 1 vit, 145 mijë biznese u mbyllën

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërmarrjet rritën frikshëm borxhet në 1 vit, 145 mijë biznese u mbyllën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

=Rritje alarmante e numrit të bizneseve që shkojnë drejt falimentimit. Vetëm në një vit lista e bizneseve debitorë është rritur me 4760 subjekte. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet. Deri në janarin e këtij viti rezultojnë jo pak, por 34,745 biznese që janë zhytur në borxhe.

Ndërkohë është në kurbë rritëse, edhe numri i bizneseve që kanë falimentuar. Sipas listës për bizneset pasive të publikuar me datë 10 shkurt 2013, nga DPT rezulton se deri në fund të viti 2022 janë mbyllur mbi 145 mijë biznese.

 

Sakaq, në të dhënat e DPT, bëhet me dije se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përbën rreth 60% të shumës totale të debive. Ndërkohë, pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat. TVSH zë peshën më të madhe në stokun me borxhin me 35%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29%.  Ky i fundit tregon se fitimet e bizneseve kanë filluar të ulen ndjeshëm që nga viti 2020 kur u paralizuan nga pandemia e Covid-19.

Më poshtë renditen me 17% borxhet e Sigurimeve Shoqërore dhe ato Shëndetësore. Pagesa e kontributeve të sigurimeve vazhdon të mbetet një problem që nuk po reduktohet dhe dëmton të ardhmen e qytetarëve.

Gjendja sa vjen e përkeqësohet

Shifrat më të larta tregojnë se gjendja e bizneseve dhe ekonomisë nuk është aspak e mirë. Po të krahasojmë të dhënat e DPT, rezulton se gjatë periudhës janar 2022- janar 2023 borxhi është rritur. Dhe gjendja e bizneseve është më e rëndë se në periudhën 2020- 2021, kur ekonomia po vuante akoma pasojat e pandemisë.

Këtë e konfirmojnë dhe të dhënat e publikuara së fundmi nga një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, niveli i detyrimeve të papaguara nga bizneset ka shënuar rritje marramendëse edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, pra janar-dhjetor 2020. Në raport evidentohet se borxhi tek Tatimet në vitin 2021 është rritur me 12.4 milionë krahasuar me vitin 2020. Pasi në vitin paraardhës në periudhën janar-dhjetor debitë kanë pësuar shtesë me 5 miliardë lekë .

“Krahasuar me një vit më parë (ku rritja e pësuar neto e detyrimeve nga 01.01.2020 në 21.12.2020 ishte me rreth 5.4 miliard lekë dhe 17,609 subjekte debitorë) kjo rritje paraqitet e konsiderueshme, si në drejtim të vlerës së detyrimeve të papaguara, ashtu edhe në numër subjektesh debitore. Krahasuar me vitin paraardhës, gjendja e detyrimeve të papaguara në fund të vitit 2021 rezulton 12,467 milionë lekë më shumë të vlerës së detyrimeve. Dhe me një rritje prej 23,850 të numrit të subjekteve debitor”, thekson KLSH. Pra sipas të dhënave në deri në fund të viti 2022 lista e debitorëve është zgjeruar me 16%, ndërsa një vit më parë lista ishte shtuar me 10.6%.

Kjo është e kundërta e pasqyrave që propagandon qeveria. A do të mundet t’i fshehë administrata e Ramës këto dhjetëra mijëra falimente me “amnistinë fiskale”?

Lexo edhe: Borxhet e bashkive/ 56 për qind fatura të papaguara për investimet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Biznesedebidetyrime te pashlyeraDrejtoria e Tatimevefalimentimene gjendje pasive

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Boçi: Rama nuk duhet të jetë më kryeministër, tradhtoi vendin

Boçi: Rama nuk duhet të jetë më kryeministër, tradhtoi vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com