GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rriten krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve në SHBA

22:16 - 13/06/24
në Botë
Kohë leximi: 6 min
A A
Rriten krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupet, që nxisin urrejtjen ndaj myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndikimi i të cilave ishte zbehur, kanë filluar të rikthehen në skenë në muajt e fundit, të ripërtërira nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Shumë nga këto grupe, si ‘Jihad Watch’ dhe ‘ACT for America’, u shfaqën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe rritën ndikimin e tyre për shkak të frikës së publikut nga terrorizmi. Por në vitet e fundit kjo frikë është zbehur dhe bashkë me këtë edhe ndikimi i këtyre grupeve. Disa prej tyre u shpërbënë, ndërsa grupet e tjera u përqëndruan në çështje tjera të kohës.

Në vitin 2023, “islamofobia kishte shënuar rënie të madhe”, thotë analist i SPLC-së, Caleb Kieffer.

Por, kjo ndryshoi pas sulmit të Hamasit me 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael, në të cilin u vranë 1,200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë. Pas këtij sulmi, ushtria izrealite filloi një operacion të gjerë kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Grupet anti-myslimane që “shfrytëzonin” çështjet e debatueshme, si është teorinë kritike racore dhe politikat përfshirëse në mbështetje grupeve LGBTQ, filluan sërish të fitonin terren.

“Këto grupe anti-myslimane rifilluan menjëherë të përhapnin mesazhet e tyre”, tha eksperti Kieffer në një intervistë për Zërin e Amerikës. “Ato filluan sërish të përdornin retorikën e tyre të ashpër pas sulmit të tetorit.”

Për shembull, organizata ‘ACT for America’, e themeluar në vitin 2007 nga aktivistja politike libanezo-amerikane, Brigitte Gabriel, që e përshkruan veten si “e mbijetuar e terrorizmit”, u shndërrua në një nga grupet kryesore anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara.

Në kulmin e saj, ky grup kishte mbi 50 degë aktive, secila prej tyre e shpallur si grup urrejtjeje nga organizata “Southern Poverty Law Center”. Por në vitet e fundit, shumica e atyre degëve u mbyllën ose u transformuan dhe organizata ‘ACT for America” tani ka vetëm 8 degë, të cilat janë në listën e grupeve të urrejtjes të organizatës SPLC.

Sipas SPLC-së, ‘ACT for America’ filloi të përdorte një “ton anti-imigracioni” para 7 tetorit dhe qarkullonte, mes tjerash, një peticion, në të cilin bëhej thirrje për “t’i dhënë fund pushtimit të kufirit nga imigrantët me para të taksapaguesve amerikanë.”

Pas 7 tetorit, grupi nisi një peticion tjetër më të përafërt me agjendën e tij dhe me thirrjet e ish Presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur ardhjen e refugjatëve palestinezë nga Gaza.

Aktivistja Gabriel paralajmëroi ndjekësit e saj për terrorizmin xhihadist të kultivuar brenda Shteteve të Bashkuara dhe filloi ta promovonte librin e saj kundër myslimanëve me titull “Për shkak se na urrejnë: E mbijetuara e terrorizmit paralajmëron Amerikën” në këmbim të një donacioni prej 25 dollarësh.

Në videon që mban titullin “Zgjohu Amerikë” në tetor, ajo thotë, se “Hamasi ka një rrjet të gjerë celulash të shpërndarë nëpër tërë Amerikën,” nga qyteti Laurel në Merilend deri ne Tuson të Arizonës.

Grupe të tjera, që gjithashtu po shfrytëzojnë çështjet e debatueshme u rikthyen tek agjendat e tyre të urrejtjes.

Faqja e internetit ‘Jihad Watch’, që udhëhiqet nga një figurë e njohur e lëvizjes kundër myslimanëve, Robert Spencer, botoi një artikull në tetor të vitit të kaluar duke argumentuar se “jemi në një luftë mes egërsirave dhe civilizimit. Të tjerat janë detaje.”

Tetë ditë më vonë, një faqe tjetër interneti e lidhur me të, e quajtur “Frontpage Magazine”, botoi një artikull të titulluar “Bëhet fjalë për islamin, Torollak” që argumentonte se të gjitha veprimet e Hamasit ishin “bërë nga myslimanët përgjatë historisë dhe se ato po vazhdojnë deri në ditën e sotme.”

Kjo revistë, që botohet nga Qendra për Liri “David Horowitz”, janë pjesë e asaj që ekspertët e përshkruajnë si pjesë të një përpjekje të mirë financuar dhe me lidhje të forta kundër myslimanëve, ku secili grup luan një rol të veçantë në këtë ambient.

Me degë nëpër tërë vendin, organizata ‘ACT for America’ me seli në Uashington, i jep “shtytje përpjekjeve për të fituar terren” lëvizjes, thotë zoti Kieffer. Qendra për Politika të Sigurisë shërben si organizatë ku prodhohen idetë për të, thotë ai.

Grupet e identifikuara nga SPLC-ja, janë të pranishme edhe në lista të organizatave të tjera si grupe që nxisin urrejtje. Disa nga këto grupe, të kontaktuara nga Zëri i Amerikës, dënuan emërtimet si grupe që nxisin urrejtje nga kjo organizatë.

Në një deklaratë për Zërin e Amrikës, një zëdhënës i grupit “ACT for America” hodhi poshtë etiketimin “anti-mysliman”, duke thënë se organizata “gjithmonë ka mirëpritur dhe përfshirë pjesëtarë të të gjithave feve”, përfshirë myslimanët dhe ka ftuar folës myslimanë në konferencat e saj.

‘Act for America’ merret “me një mori çështjesh dhe asnjëra prej tyre nuk është kundër myslimanëve,” tha zëdhënësi. “Në fakt, që prej mposhtjes së ISIS-it dhe al-Kaidës gjatë periudhës midis vitit 2018 dhe 2024, ‘Act for America’ kurrë nuk ka folur për islamin radikal.”

Në një përgjigje Zërit të Amerikës, zoti Spencer nga ‘Jihad Watch’ akuzoi SPLC-në për shpifje dhe njollosje “të organizatave që kundërshtojnë agjendën e saj politike të së majtës së skajshme duke i futur ato në të njejtën listë me KKK dhe neo-naziztët”.

Në një intervistë të shkurtë me Zërin e Amerikës, analisti i lartë për strategji pranë Qendrës për Politika të Sigurisë, J. Michael Waller e quajti përcaktimin e organizatës si grup anti-mysliman “shpifje”, duke thënë se bëhet fjalë për kritikat që organizata e tij i bën kundër qeverisë iraniane dhe Vëllazërisë Myslimane.

Zoti Kieffer mbron metodologjinë e , duke thënë se ajo përcakton si anti-myslimane vetëm grupet që “përdhosin” dhe “demonizojnë” njerëzit për shkak të racës, fesë, identitetit të tyre etnik, orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.

Kjo qendër i përcajton si grupe anti-myslimane organizatat që “përgjithësisht shpifin ndaj islamit dhe që shpërndajnë teori konspirative rreth myslimanëve duke i paraqitur ata si kërcënim armiqsore ndaj kombit.”

Jo secili grup anti-mysliman i ka qëndruar kohës. Viteve të fundit, dhjetëra degë të organizatës “Act for America” janë mbyllur.

Zëdhënësi i këtij grupi tha se shumica e grupeve me anëtarësim janë “shndërruar në degë digjitale që takohen përmes Zoom-it apo platformave tjera teknologjike.”

Vitin e kaluar, një faqe tjetër interneti me qëndrime kundër refugjatëve dhe kundër myslimanëve, e quajtur ‘Refugee Resettlement Watch’ nuk ishte më aktive dhe SPLC-ja e hoqi nga lista e grupeve që ngjallin urrejtje.

Edhe një grup tjetër i njohur kundër myslimanëve, i quajtur ‘Understanding the Threat’ (Të kuptuarit e kërcënimit) njoftoi vitin e kaluar se po ndërprente aktivitetet. Grupi udhëhiqej nga një ish agjent i FBI-së, i njohur për shpërndarjen e teorive të konspiracionit kundër myslimanëve.

Grupet e tjera janë transformuar. Një dege që në të kaluarën ishte pjesë e organizatës ‘Act for America’ tani vepron me emrin “AlertAmerica.News”, sipas SPLC-së. Kjo platformë tani merret me një sërë çështjesh duke filluar nga “forcimi i sigurisë kombëtare” e deri tek “luftës kundër komunizmit dhe Marksizmit amerikan.”

Analisti Kieffer thotë se ndonëse fokusi qendror i grupit mund të mos jetë më islamofobia, aktivistët e tij vazhdojnë të ftojnë personalitete të njohura anti-muslimane për të folur në ngjarjet e tyre.

Me luftën në Gazë që po vazhdon, rishfaqja e islamofobisë po vazhdon pa ndërprerë, thotë zoti Kieffer. Por kjo ka gjasa të ndryshojë para zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

“Mendoj se gradualisht do të shohim sërish rënie ndërkohë që këto grupe fillojnë të promovojnë çështje tjera”, tha ai.

Sipas ekspertit të kriminologjisë dhe hulumtuesit të krimeve të urrejtjes, Brian Levin, krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve kanë shënuar rritje në vitet e fundit, edhe pse numri i grupeve që nxisin urrejtje është zvogëluar.

Kjo, thotë ai, po ndodh sepse urrejtja ka gjetur strehë të re në diskursin e përgjithshëm publik, duke i bërë pothuajse të panevojshme platformat islamofobike të grupeve të tilla, tha ai.

“Si përfundim, mënyra se si mbledhemi për të shprehur dhe shpërndarë urrejtje ka ndryshuar,” thotë eksperti Levin në intervistë me Zërin e Amerikës. “Fanatikët në dalje e sipër nga i tërë spektri do të gjejnë fanatizëm ksenofobik dhe konspiracione përbrenda platformave të diskursit të përgjithshëm.”/VOA

Etiketa: krime lufteSHBA

Lajme të lidhura

Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit me 242 persona në bord, dyshimet e ekspertëve
Botë

Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit me 242 persona në bord, dyshimet e ekspertëve

17:18 - 12/06/25
U nis nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 persona në bord (VIDEO-FOTO)
Botë

U nis nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 persona në bord (VIDEO-FOTO)

14:59 - 12/06/25
Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë
Aktualitet

Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

08:34 - 12/06/25
Para
84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura, por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?

84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura, por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

18:11 - 12/06/25

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 18 Qershor katër kërkesa të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Opozita kërkon...

Lexo më shumë
De Biasi komenton përplasjen për FSHF-në: Nuk e besoj dot atë që po ndodh

U përfol se do të rikthehet në Shqipëri, flet De Biasi

17:51 - 12/06/25
Organizuan atentatin ndaj kapos së drogës, SPAK jep detaje

U kap duke ngrënë krudo/ Dëshmia e Xhevdet Plakut: Armën ma futi në çantë “Çoli”, më tha ‘mbaje pak’

17:34 - 12/06/25
Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit me 242 persona në bord, dyshimet e ekspertëve

Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit me 242 persona në bord, dyshimet e ekspertëve

17:18 - 12/06/25
Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri

Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri

16:58 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com