GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rriten çmimet e produkteve në Kosovë, inflacioni shkon në 14 për qind

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri: Në kushte mbijetese mijëra familje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata me rritjen e çmimeve veç po rendohet në Kosovë. Inflacioni ka shkuar në 14.1 për qind. Produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.

Çmimet e bukës, drithërave, mishit, pemëve dhe karburanteve veç për muajin qershor janë rritur dukshëm krahasuar me muajin paraprak të këtij viti. Kështu ka treguar Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në raportin e publikuar më 12 korrik, thuhet se rritja e çmimit të karburanteve arriti në 15.4 për qind, krahasuar me muajin maj apo 67,3% për dallim nga qershori i 2021-s. Njëkohësisht, kjo shënon rritjen më të madhe të çmimit të karburanteve.

“Buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (2,3), pijet alkoolike (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri. (6,0%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,8%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), pushime të organizuara (4,1%), shërbimet hoteliere (2,3%)”.

Agjencia e Statistikave ka treguar se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”.

Gjithashtu sipas ASK-së, janë ngritur edhe çmimet e sheqerit, mjaltit, kafes, pijeve alkoolike si dhe lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri.

“Buka dhe drithërat (27,7%), mishi (19,6%), qumështi, djathi dhe vezët (22,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%), perimet (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%), kafja, çaji dhe kakao (17,9%) uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,2%), pijet alkoolike (7,0%), duhani (4,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (11,0%), gazi (39,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%)”, janë disa prej produkteve që kanë shënuar rritje të çmimit të konsumit, nëse krahasojmë me periudhën e qershorit të kaluar me atë aktual.

Ndërsa rënie e çmimeve, sipas ASK-së vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-1,6%), perimet (-10,9%), energjia elektrike (-0,7%) (për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK-it./MONITOR

Etiketa: inflacionKosoveprodukte ushqimore

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Kuvendi i 11 dhjetorit, Bylykbashi tregon se si do të verifikohen firmat

Bylykbashi: 7 korrikut la gjurmë në kalendarin politik të Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi
Breaking Views

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

Ne mes te protestave, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick” në...

Lexo më shumë
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com