GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rriten shumat e parave të sekuestruara në kufi si “të padeklaruara”

17:16 - 05/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rriten shumat e parave të sekuestruara në kufi si “të padeklaruara”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë sekuestroi këtë javë në dy raste rreth 30 mijë euro të padeklaruara, ndërkohë që rastet e kapjes së parave të padeklaruara janë rritur këtë vit.

Vetëm gjatë muajit gusht policia kufitare shqiptare tha se sekuestroi rreth 295 mijë euro dhe mbi 113 mijë paund, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ndërsa mbajtësit e shumave monetare janë proceduar penalisht.

Ligji shqiptar detyron personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar të deklarojnë shumat financiare duke filluar nga 10 mijë euro, ose kundërvlerën e kësaj shume në monedha të tjera.

Të dhënat policore flasin se shumat e parave të sekuestruara si “të padeklaruara” gjatë këtij viti në kufi shkojnë mbi 1.8 milionë euro ku rastet më të shumta i përkasin Portit të Durrësit, Aeroportit të Rinasit dhe Pikës Kufitare të Kakavijës.

Shifra e deritanishme është dukshëm më e lartë se vitet e tjera dhe në shumicën e rasteve hetimet e policisë janë përqëndruar tek dyshimet se paratë rrjedhin nga aktiviteti kriminal jashtë vendit. Raporti i fundit i Antidrogës italiane flet se rrjetet kriminale shqiptare përdorin skemën e dërgimit të parave në Shqipëri përmes mjeteve të transportit që kalojnë kryesisht në portin e Vlorës dhe Durrësit.

Sipas hetimeve policore italiane, transportuesit përfitojnë shuma mbi bazë të pëqindjes në raport me sasinë totale të parave që arrijnë të fusin në Shqipëri.

Administrata Doganore shqiptare gjatë vitti 2022 evidentoi 37 raste të mos deklarimeve të vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar ku 14 raste janë konstatuar në Aeroportin e Rinasit dhe 23 në pikat kufitare tokësore dhe detare.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare në vitin 2022 u kapën rreth 1,3 milionë euro dhe 164 mijë paund, ndërsa gjatë vitti 2021 u kapën rreth 1,3 milionë euro, rreth 392 mijë paund dhe 32 mijë dollarë.

Numrin më të madh të rasteve për vitin 2022, e përfaqësojnë kapjet e shumave monetare në hyrje të pikave kufitare me 28 raste, dhe kapjet në dalje me 9 raste.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare, shuma variojnë mesatarisht nga 14 mijë paund deri në 25 mijë Euro. /Voa/

Etiketa: pa deklarimparateShqipweri

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Topless në bregdet, bukuroshja shqiptare dhuron spektakël (FOTO)

Topless në bregdet, bukuroshja shqiptare dhuron spektakël (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com