GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rriten tensionet, Rusia paralajmëron vendosje të armëve bërthamore në Baltik

20:28 - 14/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kievi paralajmëron: Bjellorusia do të nisë sulmin në Ukrainë, ja kur do të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia duket se do të ndërmarrë një lëvizje të fortë dhe po rrit tensionet në Ukrainë. Një nga aleatët më të afërt të Presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi ditën e sotme NATO-n që, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, pa përjashtuar dislokimin e armëve bërthamore.

Finlanda dhe Suedia po shqyrtojnë mundësinë e anëtarësimit në NATO. Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se vendi i saj do të marrë një vendim në javët e ardhshme. Dmitry Medvedev, i cili mban detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse këto dy vende hyjnë në NATO, atëherë Moska do të duhet të forcojë praninë e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik.

Zoti Medvedev ngriti gjithashtu në mënyrë të qartë mundësitë mbi një kërcënim bërthamor, duke thënë se nuk mund të flitet më për një Baltik pa armë bërthamore, një rajon ku Rusia ka enklavën e saj të Kaliningradit, të vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë. Nuk mund të flitet më për një status pa armë bërthamore për Baltikun, ekuilibri duhet të rivendoset”, tha zoti Medvedev, i cili ka shërbyer si president nga viti 2008 deri në 2012.

Lituania tha se kërcënimet e Rusisë nuk ishin asgjë e re dhe se Moska kishte vendosur armë bërthamore në Kaliningrad shumë kohë përpara luftës në Ukrainë. Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO, një strukturë ushtarake themeluar në 1949 për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik, do të shënonte një nga zhvillimet më të mëdha strategjike evropiane lidhur me luftën në Ukrainë.

Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia në vitin 1917 dhe ka zhvilluar dy lufta kundër saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore që rezultuan me humbjen e disa territoreve. Të enjten, Finlanda njoftoi një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të saj me pjesëmarrjen e trupave ushtarake nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Letonia dhe Estonia. Suedia nuk ka zhvilluar ndonjë luftë prej 200 vitesh dhe politika e jashtme e saj e pasluftës është përqendruar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

Etiketa: arme berthamorerrezikRusiUkraine

Lajme të lidhura

Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë
Botë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën
Botë

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
Fund tragjik! Mbretëresha 21-vjeçare e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë
Botë

Fund tragjik! Mbretëresha 21-vjeçare e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë

17:07 - 07/02/26
Para
Shifra që të lënë pa fjalë/ Zbulohet pasuria e legjendës së boksit shqiptar

Shifra që të lënë pa fjalë/ Zbulohet pasuria e legjendës së boksit shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com