GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritet çmimi i kafes, si do të ndikojë kjo te kafedashësit shqiptarë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet çmimi i kafes, si do të ndikojë kjo te kafedashësit shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i kafesë ka shënuar rritje duke i lënë kështu  bizneset në ankth nëse klientët e tyre, nga supermarketet që tregtojnë, te kafenetë e deri tek njerëzit që kërkojnë kafenë e tyre të përditshme në dorë, a do të tolerojnë çmime më të larta?

Shqiptarët konsiderohen si një popull kafedashës dhe frekuentues të mëdhenj të kafeneve, vend i çili është shndërruar në një ‘tempull’: aty çlodhesh, aty bën takime pune, apo familjare e kësisoj. Dhe në fakt, të gjithë klientët në radhë me mua në një nga pikat e kafesë “Mulliri i Vjetër” nuk thanë asnjë fjalë që ekspresi i tyre kushtonte 10 lekë më shumë, apo kapuçinoja 20 lekë më shumë. E porositën, e paguan dhe morën kafenë në dorë në rrugët e Tiranës.

E njëjta panoramë nuk duket në dyqanet e vogla të lagjeve, baxhot apo supermarketet, tek të çilat blerësit shohin me vëmendje faturën e tyre: buka, vaji, sheqeri, makaronat, mielli, veza deri në 10% më të shtrenjta.
Vetëm gjethet po bien në këto ditë të fundit të tetorit, ndërsa çdo çmim produkti është në rritje.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2021 ishte 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5%. Ndërsa ndryshimi mujor, në rritje me 0.5%.

Prodhuesi më i madh në botë i kafesë, Brazili, është goditur me një nga thatësirat më të këqija të vendit në gati një shekull, sipas “Ëall Street Journal” dhe kjo ka reflektuar çmimin e kafesë kudo në botë. Gjithashtu, thatësirat kanë ndikuar edhe në prodhim më të ulët të grurit dhe si pasojë, çmimi i tij në bursë është rritur. Tashmë, globalisht çmimet e produkteve të grurit si mielli, buka, pastat janë në rritje.

Një arsye që mendohet se ka ndikuar gjithashtu në një rritje të çmimit të kafesë, ka qenë një rritje e kërkesës së konsumatorëve në mbarë botën. Rritja e numrit të kafeneve, tashmë përsëri të hapura, kanë nxitur rritjen e nivelevetë konsumit.

Enri Jahaj drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve pohon se, çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, një kafe në bare kushton minimalisht 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendas.

Sipas tij, numri i bizneseve të kafeve është rritur, më shumë aktorë janë përfshirë. Z. Jahaj thotë për “Monitor” që tendença e pandemisë në rritjen e blerjeve të produkteve eksperti në shtëpi vijon të jetë e qëndrueshme, pavarësisht se nuk vihet re një ulje konsumi në kafe.

Deri ku do të shkojë rritja e çmimeve? Këtë përgjigje nuk e jep askush.

Dyqanet e vogla të lagjeve në Tiranë raportojnë një tkurrje të shpenzimeve ditët e fundit, ku kryesisht pensionistët, janë rezervuar për blerjet e tyre. Ndërsa çmimet më të qëndrueshme duket se janë në grupin fruta-perime, të çilat nuk kanë ndryshim.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve thotë se në Shqipëri, rritja e çmimeve është reflektuar në shumë produkte. “Vetëm ajri për momentin s’ka rritje”-pohon ai, duke paralajmëruar se çmimi i kafesë do të ndiejë një rritje tjetër në fillim të vitit tjetër.

“Tregu global ka pasur një rritje prej 30% të çmimit, e çila nuk është reflektuar ende në vendin tonë dhe pritet të shihen efektet nga fillimi i vitit tjetër. Në Italinë e famshme për kafenë, grosistët pohojnë se është shndërruar në një biznes për të mbijetuar dhe jo më për fitime”- përfundon Jahaj.

A do të vijojnë të jenë lokalet të mbushura sa më parë? Dhe sa do të mund të ‘rezervohen’ shqiptarët në blerjet e produkteve jetike të shportës? Janë pyetje, përgjigjet e të çilave do të shihen në muajt në vijim.

Etiketa: Instatkaferritje çmimesh

Lajme të lidhura

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat
Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës
Aktualitet

Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës

09:20 - 14/09/26
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania!
Aktualitet

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania!

07:50 - 14/09/26
Para
Merkel “shfuqizohet”, tanimë vetëm kancelare

Merkel “shfuqizohet”, tanimë vetëm kancelare

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com