GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritet kosto e hekurudhës Tiranë–Durrës, “gllabëron” edhe 129 milionë euro

09:05 - 24/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet kosto e hekurudhës Tiranë–Durrës, “gllabëron” edhe 129 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kostot e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të arrijnë në total 129 milionë euro, sipas të dhënave të fundit nga Komuniteti i Transportit. Shtrenjtimi i çmimeve të tregut dhe disa punime të tjera shtesë kanë ndikuar në rritjen e kostove.

Komuniteti i Transportit njoftoi se në tremujorin e katërt të 2023, Shqipëria kërkoi kosto shtesë nga Komponenti i Huasë (BERZH), për të mbuluar tre komponentë shtesë:

1-Rregullimi i çmimit i Kontratës së Punës për shkak të rritjes së çmimeve të tregut (29 milionë euro);

2 -Ndërtimi i një stacioni të ri përgjatë segmentit ekzistues (11,5 milionë euro);

3- Projekti i zgjerimit të infrastrukturës hekurudhore 4 km nga hyrja e Tiranës në Qendrën e Tiranës (16.1 milionë euro).

Komuniteti i Transportit, në të dhënat e fundit për projektin, raportoi se linja e degës së Aeroportit të Rinasit është në vazhdim e sipër.

Punimet fizike që po kryhen në terren kanë përfunduar në 60 për qind të tyre. Kontrata e ndërtimit u aktivizua në mars 2021, ndërsa ndërtimi filloi në nëntor 2021. Projekti po zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkimit Europian.

BE ka financuar projektin me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh dhe Agjenda e Lidhshmërisë për Ballkanin Perëndimor, dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhanë një kredi prej 36.9 milionë euro, në një total prej 72.4 milionë eurosh.

Duke shtuar dhe koston e tre komponentëve të kërkuar (të përmendur më sipër), që së bashku arrijnë në 56.6 milionë euro, totali arrin në 129 milionë euro.

Komuniteti i Transportit sqaroi se, kontrata ekzistuese do të pasurohet dhe plotësohet me të gjithë komponentët që mungojnë, përveç elektrifikimit të linjës hekurudhore si komponenti i fundit që do të përcaktohet sërish përmes mbështetjes së BERZH-it, por me një kërkesë tjetër të veçantë.

Si pjesë e kësaj kontrate, mbi 34,3 km të linjës ekzistuese hekurudhore ndërmjet pikës hyrëse te Tiranës dhe Portit të Durrësit është duke u rehabilituar. Një segment i ri 6.4 km i gjatë po ndërtohet për të lidhur qytetin e Tiranës me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Ky projekt ka qenë identifikuar si një nismë kryesore e Planit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni Europian e publikoi në tetor 2020.

Rehabilitimi dhe ndërtimi i linjës hekurudhore 40,7 km pritet të ketë përfunduar deri në fund të 2024.

Projekti përputhet me të gjithë treguesit e rrjetit kryesor të hekurudhave Europiane TEN-T, me përjashtim të elektrifikimit, i cili është planifikuar për fazën e dytë të projektit. Kostoja e përgjithshme e parashikuar e linjës së re do të arrijë në 129 milionë EUR, pa komponentin të fundit – elektrifikim, thekson BERZH.

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë filluar në nëntor 2021, kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Linja e re e konstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër, ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re./Monitor

Etiketa: hekurudhekosto

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Nga këngët për Kosovën, tek ato mbi dashurinë/ Poeti Agim Doçi la pas një “minierë” tekstesh

Nga këngët për Kosovën, tek ato mbi dashurinë/ Poeti Agim Doçi la pas një "minierë" tekstesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com