GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Hawaii, 89 të vdekur

08:12 - 13/08/23
në Bota
Kohë leximi: 1 min
A A
Rritet numri i viktimave nga zjarret në Hawaii, 89 të vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 89 njerëz kanë vdekur në zjarret në ishullin Hawaii të Maui, një numër i madh që ka tërhequr kritika për mënyrën se si autoritetet trajtuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e fundit të arkipelagut amerikan.

Zjarret kanë marrë jetën e të paktën 89 personave, siç njoftoi guvernatori i shtetit John Green, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. “Ne kemi numëruar 89 të vdekur,” tha Green dje pasdite. “Do të vazhdojë të rritet. Ne duam që njerëzit të përgatiten për të”, shtoi ai.

Banorët, ende në gjendje shoku, kanë filluar të shohin shkallën e shkatërrimit në Laheina. “Gjithçka u shkatërrua, gjithçka. Po më thyhet zemra”, thotë 80-vjeçari Anthony Garcia, i cili prej 30 vitesh ka zgjedhur Lahainën si shtëpinë e tij. Rreth tij, të mbijetuarit kërkojnë nëpër hi me shpresën për të gjetur foto ose objekte.

Nga dyqanet, hotelet dhe restorantet që i dhanë karakterin e qytetit turistik me 13000 banorë, nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Në këtë peizazh rrënimi, banorët po përpiqen të kuptojnë se si mori këtë përmasa kjo tragjedi. Kështu veproi edhe gjyqësori, duke urdhëruar një hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet lokale. Maui përjetoi ndërprerje të shumta të energjisë gjatë krizës dhe numri i urgjencës 911 ndaloi së punuari në disa pjesë të ishullit, ndërsa sirenat e alarmit të zjarrit nuk u aktivizuan.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, të ndihmuar nga qen të trajnuar, kanë mbërritur në Maui për të kërkuar viktima.

Etiketa: Hawaiirritet numri viktimaveViktimazjarre

Lajme të lidhura

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze
Bota

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze

19:01 - 31/12/25
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

10:33 - 25/12/25
Para
Pas pushtimit rus, Odesa hap disa plazhe për herë të parë

Pas pushtimit rus, Odesa hap disa plazhe për herë të parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26

Kryeministri Rama lëshoi fjalimin e tij të përjavshëm nga podkasti personal, ku nuk foli për asnjë moment për situatën katastrofike...

Lexo më shumë
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com