GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rritet rreziku i pastrimit të parave/ Ja si mikrofinancat po abuzojnë me klientët dhe shkelin rregullat

13:33 - 05/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet rreziku i pastrimit të parave/ Ja si mikrofinancat po abuzojnë me klientët dhe shkelin rregullat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak javë më parë  institucionet pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave publikuan një raport ku evidentohej se përgjatë vitit 2021 rreziku i pastrimit të parave të pista është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Në atë raport renditeshin si më problematiket institucionet jobanka dhe bankat. Këtë rrezik të lartë që i kanoset vendit tonë e ka vënë në dukje edhe Banka e Shqipërisë përmes raportit vjetor të mbikëqyrjes. BSH raporton se, në vitin që lamë pas për shkak të denoncimeve janë kryer inspektime në 109 subjekte financiare në total, ku pjesa më e madhe ishin zyra të këmbimit valutor si dhe institucionet e mikrokredisë. Banka sqaron se nga këto kontrolle janë evidentuar shkelje, abuzime dhe krijim hapësirash për pastrim parash prandaj, në disa prej tyre është vendosur gjobë dhe për disa të tjera është dhënë paralajmërim me pezullim aktiviteti. Konkretisht, BSH vënë me dije se në 9 mikrofinanca është shfaqur rrezik më i lartë i pastrimit të parave dhe 23 zyra këmbimi valutor janë pezulluar.

“Për shkeljet e evidentuara, përveç rekomandimeve për subjekte të veçanta, janë ndërmarrë edhe masa mbikëqyrëse si “tërheqje vëmendjeje” dhe “gjoba”. Më konkretisht, gjatë vitit 2021, janë kryer inspektime që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 109 subjekte në total, të përbëra nga 5 banka, 13 subjekte financiare jobanka, 1 SHKK dhe 90 ZKV (prej të cilave në 15 ZKV është realizuar procesi i ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve si rrjedhojë e mangësive të konstatuara në inspektimet e mëparshme). Nga këto inspektime, 9 prej tyre janë kryer në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), përkatësisht në 2 banka, 6 SFJB dhe 1 ZKV”, theksohet në raport.

Më tutje BSH tregon se në institucionet e mikrokredisë ka një sërë boshllëqesh dhe jo korrektësi, çka i bënë ato më lehtë të ekspozuara ndaj pastrimit të parave dhe mashtrimit.  Sipas BSH nuk ekziston akoma një adresim i mirë nga këto subjekte që lidhen me saktësinë e raportimeve, përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, parandalimin e rasteve të mashtrimit, forcimin e funksionit të menaxhimit të riskut, transparencën me klientët. Mungesa e këtyre kritereve bën që ndaj këtyre institucioneve të bëhen një sërë ankesash dhe denoncimesh çdo vit.  Sipas BSH, institucionet jobanka kanë nivel shumë të ulët të transparencës ndaj klientëve. Ndërkohë, edhe pjesa më e madhe e ankesave nga qytetarët tregojnë me fakte që kanë rënë pre e mashtrimit nga mikrofinancat. “Vitin e kaluar, por edhe në vijim, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i ka përqendruar kontrollet dhe inspektimet në subjektet financiare jo-banka (IFJB), për shkak se ka pasur edhe një rritje të ankesave për mashtrim nga këto aktivitete. Pjesë e rëndësishme e ekzaminimeve dhe çështje mjaft e prekshme në rastin e subjekteve jobanka është edhe vlerësimi i nivelit të transparencës me klientët. Ekzaminimet kanë identifikuar disa probleme në këtë drejtim, të cilat janë adresuar përmes rekomandimeve për subjektet”, thuhet në raport.

Niveli i rrezikut

Në të dhënat e publikuara në këtë raport evidentohet së në përfundim rezultuan me nivel risku për pastrim parash  56 institucione financiare. Nga këto 20  shkaktojnë rrezik të lartë dhe 36 rrezik të nivelit të mesëm. Ndërkaq, më tutje bëhet me dije se 34 prej institucioneve në total janë mikrofinancat, nga të cilat 9 kanosin një rrezik të lartë të pastrimit të parave dhe 25 prej tyre rrezik të nivelit të mesëm. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë  referuar rekomandimeve të Monyeval kërkon që të shtohen kontrollet nga të gjitha institucionet përgjegjëse mbi aktivitetin e mikrofinancave.

Skemat abuzive

Ndër të tjera se  institucionet jobanka përdorin këtë mungesë transparence për të krijuar një skemë të atillë, që rëndojnë barrën e klientëve pasi janë nënshkruar kontratat, me rregulla që nuk janë të mirë përcaktuara që në fillim.  Këtu përmendet përqindja e lartë e pagesës për kamatëvonesat. BSH thekson se, edhe pasi u vendos një normë tavan për përmendjen e kamatëvonesave  mikrofinancat nuk e respektojnë atë. Konkretisht, norma e interesit në bankat e nivelit të dytë fillon nga 0% në gati 20%, ndërsa në institucionet jobanka norma e interesit fillon nga 3% në 38%.

“Komisioni i procesimti të kredisë aplikohet për shërbimin e informimit, procesimit të aplikimit, aprovimit si dhe disbursimin e kredisë në nivele si: Kredia Basic për herë të parë, Komisioni: 5.9% -32.0%. Kredia Basic Dealer për herë të parë; Komisioni: 6.2% -21.1%. Kredia Fidel për klientë ekzistues; Komisioni: 5.9%- 28%. Kredia Fidel XL për klientë ekzistues; Komisioni: 5.9% – 31.8%. Kredia Fidel XL Extra për klientë ekzistues; Komisioni: 15.% -38%”, përcaktojnë zonat e informacionit në këto institucione. Sakaq, nga ankesat e qytetarëve dhe gjetjet e BSH, evidentohet se gjatë rrugës për marrjen e kredisë komisionet shtohen për shërbime të tjera. Por nuk mbaron më kaq, përveç kamatëvonesës, klienti duhet të paguajë edhe mesazhe apo letrat që i dërgon kompania për t’i rikujtuar afatin. Sipas të dhënave, vetëm një mesazh që i dërgon jobanka klientit, automatikisht i shtohen atij si kosto në kamatëvonesë 200 lekë, ndërsa për letrat e dërguara shtohen si kosto 750 lekë. Pra me më shumë se 2 mesazhe e 4 letra brenda 30 ditëve, në dy muaj vonesë klienti duhet të paguajë 4000 mijë lekë vetëm për paralajmërimet që i dërgohen.  Gjithsesi, pavarësisht këtyre shifrave vërejmë se në vitin që lamë pas mikrofinancat janë shtuar si institucione, duke shkuar në total 35 të tilla. Ndërsa gjatë këtyre dy viteve të fundit nuk është marrë asnjë masë ndaj këtyre institucioneve abuzuese/ Esmeralda Hida/

Etiketa: Banka e Shqipeirisekryesore2mashtrimemikrofinancapatsrim parashraport

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Të prekurit nga tërmeti në çadra/ FSHZH hap tenderin 416 mln lekë për shëtitoren Ura Dajlanit-Plepa

Të prekurit nga tërmeti në çadra/ FSHZH hap tenderin 416 mln lekë për shëtitoren Ura Dajlanit-Plepa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com