GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritet taksa arsimore në Tiranë, do paguajmë 4.4 mln euro më shumë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet taksa arsimore në Tiranë, do paguajmë 4.4 mln euro më shumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore përgjatë dy viteve të ardhshme.

Bashkia Tiranë, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikon që të mbledhë 926.5 milionë lekë në 2024 nga kjo taksë dhe 971.8 milionë lekë në 2025, nga 747 milionë lekë që është pritshmëria e 2023-it. Rritja në 2024 në raport me 2023 është 24% më shumë, ndërsa në 2025-n Bashkia parashikon të mbledhë 30% më shumë të ardhura se në 2023-n.

Në total në dy vitet e ardhshme 2024-2025 detyrimet e familjarëve dhe bizneseve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore në Tiranë parashikohen të rriten me rreth 450 milionë lekë, ose 4.4 milionë euro më shumë, në raport me mesataren vjetore të paguar përgjatë 2018-2023 (724 milionë lekë). Rreth 70% rritjes së të ardhurave do të mblidhen nga shtimi i detyrimeve të biznesit për këtë taksë.

Shtimi i detyrimit si për kategorinë e familjarëve dhe të bizneseve është ndikuar nga rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare në fund të muajit korrik 2023. Në relacionin e projektbuxhetit 2024 bashkia e Tiranës shpjegon se vlera e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit për taksën e ndërtesës (që erdhi si rrjedhojë e ndryshimit të çmimeve të referencës) automatikisht ka shtuar dhe vlerën e detyrimit për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Për familjarët rritja e detyrimit për taksën e infrastrukturës arsimore ka nisur të zbatohet që në muajin gusht 2023, kur nisi detyrimi i shtuar për taksën e ndërtesës pas rritjes së çmimeve të referencës. Me vendimin e muajit Korrik çmimet e referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës u rritën nga 4 deri 76% krahasuar me nivelet e vendimit të 2018-s.

“Në fillim të vitit 2023 arkëtimet nga kjo taksë u reduktuan nga miratimi i kësaj takse për një periudhe të re 3 vjeçare dhe limitimi i vlerës së saj në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt. Niveli i pritshëm i realizimit për vitin 2023 do të jetë mbi vlerën e parashikuar për subjektet “Familjare” duke marrë parasysh hyrjen në fuqi të VKM-së së re në datën 28.07.2023 dhe aplikimit të ndryshimeve të çmimeve të referencës në faturimet e muajit gusht 2023 për taksën e ndërtesës dhe respektivisht dhe për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Për subjektet e biznesit ky ndryshim nuk do të ndikojë vlerën e pritshme të realizimit për vitin 2023 dhe efekti për periudhën 5 mujore do të vihet re në vitin në vazhdim bashkë me parashikimin e vitit 2024.

Gjithsesi, ndryshimi i çmimeve të referencës për apartamentet e banimit dhe si rrjedhojë çmimet referuese për strukturat që përdoren për qëllime biznesi dhe parashikimet për taksën e ndërtesës për këto subjekte do të shërbejnë si kufi të sipërm të parashikimeve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore”, nënvizohet në relacionin e projektbuxhetit.

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Tiranë ka hyrë në fuqi në vitin 2016, si për kategorinë biznese dhe për kategorinë familjare. Fillimisht parashikohej që kjo taksë të zbatohej deri në 2022, por më pas Bashkia Tiranë e shtyu zbatimin e saj edhe me 3 vite të tjera deri në 2025.

Për subjektet tregtare detyrimi i kësaj takse arkëtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Ndërsa detyrimi nga kategoria familjarë arkëtohet nga agjenti tatimor i përzgjedhur për këtë qëllim, “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm. Për kategorinë “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht dhe vlera e saj është 35% e detyrimit të taksës së ndërtesës.

Në total nga viti 2018 deri në 2023 Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 4.3 miliardë lekë nga kjo taksë. Ndërsa në total, nga 2018 deri në 2025, që është dhe afati i fundit i zbatimit të saj, parashikohet të arkëtohen 6.2 miliardë lekë./Monitor

Etiketa: arsimtaksa

Lajme të lidhura

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin
Aktualitet

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 6 Dhjetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit
Breaking Views

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin...

Lexo më shumë
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26
Argjentina “fluturon” me rekordmenin Messi, mposht Austrinë me dopietë

Argjentina “fluturon” me rekordmenin Messi, mposht Austrinë me dopietë

21:10 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş