GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritja e çmimeve, Kukësi në protestë: Do vdesim urie, të ngrihen rrogat

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve, Kukësi në protestë: Do vdesim urie, të ngrihen rrogat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës është kthyer në një problem shumë të madh për të gjithë shqiptarët, ku pjesa më e madhe janë në luftë për mbijetesë. Për këtë arsye, ditën e sotme banorët e qytetit të Kukësit kanë dalë në protestë, ku i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa. Një prej tyre tha se rritja e çmimit të naftës shkatërron popullin dhe favorizon oligarkët, prandaj sipas tij kjo qeveri duhet të largohet, pasi të gjithë deputetët po tallen me qytetarët e thjeshtë.

Ai tregoi se as ndihmën ekonomike nuk po e marrin, as ushqime nga shoqatat përkatëse, pasi fillimisht favorizohen ata që kanë miq në bashki apo institucione të tjera.

“Çmimi i naftës po favorizon oligarkët. Ne me rrogat që kemi nuk i përballojmë dot. Po na i japin me çmime dyfish më të lartë.  Unë nuk dua më as Sali as Rama as Bashën, ata duhet të shkarkohen të gjithë. Rama shkon në Dubai dhe ministrat tallen me ne në Parlament.  Ne jemi pa punë, nuk na përfillin edhe ndihma ekonomike po na ndërpritet, këta rrisin çmimet. Ju i shihni sa të varfër jemi, ne po dalim nga halli këtu, ata duan të duken në media.  Në lidhje me rritjen e çmimeve dua që të ulen, pasi edhe shoqatat s’po na ndihmojnë më, por ua japin vetëm atyre që kanë miqësi”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër tha se qeveria gënjen kur thotë se e njëjta situatë është edhe ne europë. Duk bërë një paralelizëm ai tha se në vendet e tjera, qoftë edhe në rajon, rrogat janë të larta dhe shërbimet janë më të mira. Ndërsa theksoi se në Sheperi rriten vetëm çmime dhe dobësohen shërbimet. Ai tha se qytetet e vogla në Shqipëri janë të varfra dhe njerëzit po vdesin urie.  “Ne do vazhdojmë të protestojmë për rritjen e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Këta thonë kështu ndodh edhe në europë, por në europë rriten çmimet ama rriten edhe rrogat, ndërsa ne as rroga nuk rriten, por shumica jemi pa punë. Janë rritur vaji 3 mijë lekë, orizi, mielli, janë ushqime bazë dhe në nuk i përballojmë dot, do vdesim urie”, tha një tjetër banor. Ndërsa u shpreh se shumë të tjerë nuk dalin në protestë pasi kanë frikë se i heqin nga puna. Mbrëmjen e kaluar protesta për çmimet u zhvilluan në Tiranë, Durrës dhe Korçë, ndërsa është paralajmëruar se do të vazhdojnë.

 

 

Etiketa: cmimetKryesore1Kukësnafteprotetserritjeushime

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Para
“Rama u bë zëdhënës i kompanive të naftës”/ Berisha paralajmëron protesta

A do e marrin selinë e PD? Berisha mbledh sot të vetët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com