GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rritja e çmimeve në Kosovë/ Nis hartimi i ligjit për çmimet e produkteve bazë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve në Kosovë/ Nis hartimi i ligjit për çmimet e produkteve bazë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka shtuar në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte bazë. Kryeministri Albin Kurti, duke arsyetuar hartimin e tij, tha duhet të ketë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e ushqimit me produktet bazë.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet bazë.

Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Po bëjmë përditësimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”.

Kurti tha se Qeveria duhet t’u përgjigjet me ndërhyrje çmimeve të larta të produkteve bazike.

“Çmimet kur janë të papërballueshme për qytetarët, do të duhej të kenë edhe një përgjigje nga ana e institucioneve”.

Qeveria e shtoi në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore dhe Kurti tha se për dy javë pret që t’ia bëjnë gati draftin.

“Besoj se rreth dy javë kohë janë të mjaftueshme që Ministria të ma sjellë mua draftin e projektligjit përkatës”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, javën e kaluar tha se në disa vende është shtrenjtuar buka, pavarësisht se çmimet e grurit dhe miellit kanë rënë për 7%”.

Hajdari tha se po e analizojnë situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë pune për masën ligjore për produktet esenciale.

Ky grup do të analizojë se çfarë masa ligjore duhet të merren për produkte si gruri, mielli, buka, sheqeri, orizi, kripa, vezët, sapuni, etj.

Nga pushteti kohë më parë u mor vendimi për vendosjen e çmimit tavan, dhe i marzhës maksimale të fitimit për derivate. Një gjë e tillë u paralajmërua edhe për produktet bazë, edhe pse ekspertët e cilësuan si shkelje kushtetuese.

Qeveria e ka cilësuar të suksesshëm vendosjen e çmimit tavan për naftën, ndërsa Kurti ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe me çmimet e produkteve esenciale, pa shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë 1.7 milionë euro për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese. Vendimi u mor në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet.

“Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të certifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajisjeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe certifikimit.”/Monitor

 

Etiketa: ETIKETIMOSOVErritje cmimesh

Lajme të lidhura

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
Para
Zjarret “gjunjëzojnë” Lezhën, flakët përpijnë pyjet pranë Urës së Zogut

Zjarret “gjunjëzojnë” Lezhën, flakët përpijnë pyjet pranë Urës së Zogut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!
Sport

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Finlandës, e programuar...

Lexo më shumë
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

11:46 - 09/11/26
Ina Zhupa: Projektligji i Ramës rrezikon pronat e banorëve në Berat dhe Gjirokastër, monumentet kthehen në biznese

Ina Zhupa: Projektligji i Ramës rrezikon pronat e banorëve në Berat dhe Gjirokastër, monumentet kthehen në biznese

11:30 - 09/11/26
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com