GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Gjermania ndërhyn në tregun vendas: Ja vendimi i marrë!

17:05 - 18/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Gjermania ndërhyn në tregun vendas: Ja vendimi i marrë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyror, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ky vendim është parë si tentim për të ulur presionin mbi banorët e Gjermanisë, të cilët po përballen me rritje të çmimeve të energjisë, prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Scholz ka thënë se Qeveria e tij ka vendosur të ulë vlerën e tatimit në gaz nga 19 në 7 për qind, deri në fund të marsit të vitit 2024.

“Rritja e çmimeve të gazit shton presionin mbi shumë qytetarë”, ka thënë Scholz, duke shtuar se masa shtesë do të bëhen publike në javët në vazhdim.

Përveç rritjes së çmimit të gazit natyror, konsumatorët gjermanë do të duhet të paguajnë shtesë për kompanitë e energjisë, të cilat po tentojnë të gjejnë furnizime të reja në tregun global.

Rusia ka zvogëluar furnizimet me gazin natyror në Gjermani dhe vende tjera evropiane, dhe ka shqetësime për zvogëlime shtesë në muajt e dimrit kur rritet kërkesa.

Perëndimi përdor gazin natyror për të gjeneruar rrymë, për të mbajtur gjallë fabrikat dhe për të ngrohur shtëpitë në dimër.

Megjithatë ekspertët janë në dilemë nëse një ulje e tilë e taksës në gazin natyror përbën vendim të duhur, marrë parasysh që Qeveria gjermane po u bën thirrje banorëve që të përdorin më pak gaz.

“Ka shumë pak furnziime me gaz aktualisht, prandaj çmimet janë të larta”, ka thënë, Stefan Kooths nga Instituti Kehl për Ekonomi Botërore. “Në një situatë të tillë, nuk është e nevojshme ulja e çmimeve me një intervenim nga shteti në taksa”. Sipas tij, më mirë do të ishte nëse Qeveria gjermane do të zbatonte ende taksat në gaz dhe të përdorte të hyrat për t’iu ndihmuar atyre që goditen më së rëndi nga rritja e çmimeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ Marrë nga REL

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Noizy u bën diss rivalëve “të përjetshëm”, momenti bëhet viral (VIDEO)

Tatuazhe të njëjta, ja kush është biondja misterioze në krahët e Noizyt (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com