GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rritja e çmimit të energjisë/ Kurti: Në kohë krize nuk ka zgjidhje ideale

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza energjetike në Kosovë, Kurti: Dy zgjidhje, reduktim ose shtrenjtim të energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike.  Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht dhe se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”. “Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më shpejtë prej krizës për sa më shumë prej jush”.

Kurti ka thënë se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, andaj ka bërë thirrje për përdorim racional. Ai i ka bërë këto komente, pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën, 8 shkurt, tarifat e reja për energji elektrike.

Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit. Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat për orë në muaj.  Kurti ka thënë se Qeveria ka rritur shumën e subvencioneve në 100 milionë euro për të lehtësuar situatën. Sipas tij, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare. “Sipas të dhënave tona, bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 70.4 për qind e konsumatorëve shtëpiakë, gjatë dimrit, shpenzojnë mesatarisht më pak se 800 kilovat orë në muaj”. Sipas tij, kjo i bie që kjo kategori do të preket lehtë apo aspak nga rritja e çmimeve të energjisë. ZRRE ka thënë se 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë konsumin prej 800 kilovat në orë gjatë muajit.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët. Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me 9 shkurt dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore. Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën. Kriza është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit. Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit. Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka. REL

 

Etiketa: Albin KurtiKosovekriza energjitke

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Para
Burri masakroi gruan në Fier/ Kushëriri i viktimës: Ishte me të meta mendore

Burri masakroi gruan në Fier/ Kushëriri i viktimës: Ishte me të meta mendore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com