GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Problem rritja e çmimit të energjisë, Rama: Shumë familje i kalojnë 800 kWh në dimër

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Problem rritja e çmimit të energjisë, Rama: Shumë familje i kalojnë 800 kWh në dimër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimit të energjisë ka qenë një nga shqetësimet e ngritura nga një qytetar gjatë një bashkëbisedimi virtual me kryeministrin Edi Rama.

Qytetari vuri në dukje lajmet në media, se shumë familje e kalojnë fashën 800 kWh në dimër, ndërsa Rama e konsideroi këtë shpifje.

“Nuk dua të bëj polemika me mediat. Është më shumë çfarë zgjedhim të dëgjojmë në një terren ku ka gënjeshtra të mëdha. Gjuha e urrejtjes kërkon shumë furnizim dhe furnizimi kryesor i gjuhës së urrejtjes është shpifja, akuzat e montuara, turravrapi për të asgjësuar karakteret, në pamundësi të asgjësimit të vet personave, sepse nuk jemi në diktaturë apo lufte civile me armë. Por jemi në një situatë lufte civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë. Nuk kam asnjë rrugë tjetër që të bëj përpjekjen time që të mos kontribuoj fare në këtë tymnajë dhe tu referohem të vërtetave. Janë mbi 1 milionë e 90 mijë familje që konsumojnë deri në 800 kWh dhe mbi 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 dhe në periudhën e pikut ky 40 mijë shkon  deri në 60 mijë. Vendoseni në shkallë 1 million me 60 mijë. Kjo është shumë e thjeshtë për njerëzit. Të marrë secili faturën dhe të shohë sa konsumon. 800 + është vendosur me një qëllim, duke marrë parasysh se deri në 800 mund të plotësohen të gjitha nevojat bazë.”

Nga ana tjetër, Rama është shprehur se gjithmonë janë munduar t’ju vijnë në ndihmë bizneseve të vogla në mënyrë që mos të kufizohet energjia elektrike.

“Ne kemi vendosur dy gjëra që koha do ta tregojë nëse janë kurajo apo ambicie e madhe që do na kushtojë shtrenjtë. Kemi zgjedhur të mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël dhe të mos kufizojmë energjinë elektrike. Por për një pjesë të familjeve që konsumojnë më shumë se 800 se kanë më shumë se një palë elektroshtëpiake, më shumë se sa për të ngrohur mjedisin ku rrinë, ne nuk mendojmë që duhet të paguajnë 1 milion e 90 mijë të tjerë. Ky çmim nuk është përgjithmonë, është nga 1 tetori deri në dhjetor dhe në bazë të situatës energjetike të vendit do ta rishikojmë nëse do ta mbajmë apo lëvizim”.

Etiketa: Edi RamaENERGJIA ELEKTERIKE

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Para
Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Rama: Me ato 20 mijë paund investoni në Has

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Rama: Me ato 20 mijë paund investoni në Has

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com