GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rritja e çmimit të energjisë, revoltohet Sula: Qeveria po rrjep lekët e shqiptarëve

18:51 - 28/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të energjisë, revoltohet Sula: Qeveria po rrjep lekët e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 KW. Sipas tij, ky vendim u mor që qeveria të zhvasë shqiptarët me qëllim që të paguajë borxhet për rrugët e florinjta.

Sula thekson se është e vërtetë që ekziston një krizë energjetike, por Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë që ta kalonte atë me sa më pak kosto.

Sula shtoi se “paratë e shqiptarëve po shkojnë për të paguar borxhet që merr qeveria e ia jep klientëve të saj me fatura super të fryra”.

Postimi i plotë: 

Qeveria rrjep lekët e shqiptarëve për të paguar borxhet e marë për rrugët e florinjta.
ERE miratoi sot rritjen e energjisë elektrike për më shumë se 60 mijë familje. Një ditë pasi BE konfirmoi se do të ndihmojë vendin tonë me 80 milionë euro për të përballuar krizën energjetike, qeveria vendos të rrjep edhe më shumë qytetarët duke rritur çmimin. Është e vërtetë që ka një krizë energjitike, por Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë qe ta kalonte me sa më pak kosto.

është kjo qeveri përgjegjëse që në 10 vite nuk ka diversifikuar burimet e energjisë. 1 dekadë është e mjaftueshme për të arritur objektivat.
Në fakt kjo qeveri ka bërë të kundertën. Ka shpërdoruara para për projekte jo efiçente. Rriti borxhin publik (nëse analizojmë edhe borxhin e fshehur të ppp) në 100%. Ndërkohë interesat e borxhit kanë shkuar në stratosferë me rritjen e normës së interesit. Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro) vitin e ardhshëm përllogarit Ministria e Financave në projektbuxhetin e vitit 2023.
Shpenzimet për këtë zë janë 70 për qind më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh.
Ndaj me lekët shtesë që merr qeveria nuk ndermerr asnjë masë lehtësuese ndaj qytetarëve të saj për të perballuar krizën. Sepse paratë e shqiptarëve shkojnë per të paguar borxhet që merr qeveria e ja jep klientëve të saj me fatura super të fryra. Para të cilat më pas shpërndahen me pushtetarët e me patronazhistët që deformojnë vullnetin e shqiptarëve në vota.

Etiketa: Dashnor SuladeputetPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Merr fund aventura/ Donte t’i ikte policisë, ja si e pëson 35-vjeçari shqiptar në Itali

Merr fund aventura/ Donte t'i ikte policisë, ja si e pëson 35-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com