GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria thirrje urgjente politikës të marrë masa

11:36 - 03/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria thirrje urgjente politikës të marrë masa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfindustria ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare ata kërkojnë që politika përfshirë dhe opozitën të marrin masa sa më shpejt, pasi kjo mund të marrë përmasat e një krize të vërtetë energjitike në vitet 2021-2022.

“Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike shqiptare përfshi opozitën, Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, të marrin sa më shpejt masat e nevojshme për të zbutur pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimit të karburanteve. Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të marri përmasat e një krize të vërtetë energjitike në vitin 2021-2022 me pasoja të pallogaritshme negative për vendin. Konfindustria ka përgatitur paketën e plotë të propozimeve të saj institucionale, fiskale dhe ekonomike lidhur me ndërhyrjet e domosdoshme, që duhen bërë në tregun e karburanteve për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare”.

Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e plotë të deritashme të përgjegjësisë së institucioneve shtetërore lidhur me rritjen e fortë të çmimeve të karburanteve dhe pasojave shkatërruese të tyre.

“Konfindustria do të paraqesë institucionalisht para vendimmarrjes politike, të shumicës dhe pakicës në Kuvendin e Shqipërisë, paketën e kërkesave për përmirësimin e ndërtimit dhe funksionimit të sotëm të tregut të karburanteve. Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare. Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e plotë të deritashme të përgjegjësisë së institucioneve shtetërore lidhur me rritjen e fortë të çmimeve të karburanteve dhe pasojave shkatërruese të tyre në biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare”.

Ndonëse çmimet janë rritur, shërbimet vijojnë të jenë të cilësisë së dobët, duke shkaktuar dëme të rënda në mjedis dhe shëndetin e njerëzve.

“Tregu i karburanteve në Shqipëri karakterizohet nga grupimet kartel dhe oligopol, që fillojnë nga shërbimet portuale, tregtia me shumicë dhe pakicë. Biznesi, qytetarët dhe buxheti i shtetit shqiptar, përveç rritjes së fortë të çmimit të publikuar përballen më kosto shtesë të fshehura mjaft të larta si pasojë e cilësisë së dobët të karburanteve, evazionit fiskal dhe kostove të pranisë së koncesioneve dhe PPP në sistem. Pasojave të rënda në mjedis dhe shëndetin e popullsisë”, thuhet në deklaratë.

Konfidustria ngre shqetësimin se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë ndër më të lartat në gjithë Europën, përfshi edhe vendet shumë më të pasura të kontinentit.

Etiketa: CmimeKarburant

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Aksident në Gjoricë, “Benz”-i përplaset me një fuoristradën, plagosen disa persona

Tjetër aksident në aksin Librazhd- Qafë Thanë, 33-vjeçari humbet kontrollin e makinës, 4 të plagosur

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com